Skandal: Kush është pronari dy kompanive serbe që mori miliona euro tender nga shteti i Kosovës
Autori: Doresa Geci 10:35 | 31 March 2021
Dy kompani nga Zveçani, kanë marrë miliona euro nga buxheti i shtetit përmes tenderëve të ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, kur udhëhiqej nga kreu i listës serbe Goran Rakiq.
Gazeta Infokus ka gjetur se “P.T.P RAD” dhe “RAD D.O.O” që kanë të njëjtin pronarë, në tri vitet e fundit kanë marrë thuajse të gjithë tenderët për kryerjen e punimeve në komunat e Kosovës me shumicë serbe.
Në bazë të dokumenteve del se mesatarisht çdo vit ato kanë fituar nga gjysmë milioni euro tender.
Vetëm në vitin e fundit, kur gjithçka ishte e mbyllur për shkak të pandemisë “RAD D.O.O” kishte fituar 4 tenderë të nga MAPL-ja, në vlerë mbi 173 mijë euro në komunën e Zveçanit, Zubin Potokut, Mitrovicës së Veriut e Graçanicës.
Kush qëndron mbrapa kompanive që morën “të gjithë̈” tenderët e MAPL-së?
Të regjistruar si kompani të ndryshime të cilat kanë arritur të fitojnë miliona euro tendere, “PTP RAD” dhe “RAD D.O.O” kanë një pronar.
Radule Stevice është personi që figuron si pronari i këtyre dy bizneseve, sipas të dhënave zyrtare të prezantuara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.
“PTP RAD” është e regjistruar në vitin 2013, kurse “RAD D.O.O” në vitin 2018.
Këta dy operatorë kanë deklaruar se kryejnë 32 veprimtari ekonomike.
Nga ndërtimi i ndërtesave banesore, rritja e derrave, kultivimi i hardhive e deri tek ueb portalet, janë punët që bëjnë këto biznese.
Por ndonëse numri i punëve që bëjnë është mjaftë i madh, këto dy biznese figurojnë vetëm më nga një të punësuar.
Gazeta Infokus ka provuar të kontaktojë me pronarin e këtyre dy bizneseve, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Miliona euro në duar të një personi
Në dokumentet që posedon Gazeta Infokus, shihet se në vitin 2018. “P.T.P RAD” ka arritur të marrë 9 tenderë nga Komuna e Graçanicës, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Komuna e Zveçanit, të financuar nga buxheti i Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal.
Këta tenderë lidheshin me ndërtimin e ndërtesave, rrugëve, zgjerim të trotuareve, vendosje të semaforëve e punë të tjera.
Për këto punë, ky operator aso kohe mori mbi 800 mijë euro.
Ndërkaq, në Prokurimin Publik thuhet se në vitin 2018, e njëjta kompani ka fituar tenderë mbi 3 milionë euro, shkruan Gazeta Infokus.
E në vitin 2019 tenderët në komunat të banuara me shumicë serbe “P.T.P RAD” dhe “RAD D.O.O”, i ndanë me njëra tjetrën.
Këto dy biznese me të njëjtin pronar fituan hiq më pak se 22 tenderë./ Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...