Sindikata: Infermierët në QKUK janë të stërngarkuar me punë
Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 02 September 2022
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftoi të premten me shqetësim ka pranuar ankesa nga infermierët lidhur me disa urdhëresa të lëshuara nga drejtoria e SHSKUK/QKUK-së dhe se ndihet tejet e zhgënjyer me trajtimin e infermierëve në disa nga pikat e këtyre urdhëresave.
Në reagimin e tyre thuhet se, duke qenë të informuar mirë me numrin shumë të vogël të personelit infermieror në QKUK, mbingarkesës me punë si dhe duke qenë dëshmitar të trendit në rritje të ikjes së infermierëve, konsiderojnë që një veprim i tillë dhe urdhëresa vetëm se e rrisin mbingarkesën me punë të infermierëve dhe kontribuojnë në trendin e ikjes.
“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së kërkon nga SHSKUK/ QKUK që detyrat shtesë që i’u ngarkohen infermierëve bazuar në këto urdhëresa siç janë: Ngarkimi me përgjegjësinë e furnizimit me barëra gjatë fundjavave, duke mos qenë detyrë dhe duke mos u kompensuar për këtë përgjegjësi, thirrja e mjekut për rastet e klinikës, edhe pse i njëjti do duhej të ishte në punë sipas kontratës dhe përgjegjësisë duke mos pasur nevojë për ftesë, evidentimi dhe monitorimi i palëve civile apo edhe largimi i tyre nga hapësirat e klinikave dhe mbajtja e evidencave të hyrje-daljeve nga dhomat e pacientëve, ku në fakt infermieri merr trajtim ndryshe sepse të njëjtën nuk janë të detyruar ta zbatojnë mjekët”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, këto punë dhe përgjegjësi indirekt e tjetërsojnë natyrën e veprimtarisë së infermierit, madje në mesin e këtyre urdhëresave ka edhe tendenca diskriminimi.
Të gjitha këto, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së kërkon të rikonsiderohen, ndërsa në vend të këtyre urdhëresave, QKUK të angazhohet në lehtësimin e barrës të cilën aktualisht e bartin infermierët, qoftë përmes pranimit të një numri më të madh të infermierëve.
“Presim që Drejtoria e SHSKUK/QKUK-së të reflektojë dhe të marrë në konsideratë këto kërkesa në mënyrë që t’iu shmangemi veprimeve dhe masave sindikale”, thuhet tutje në reagim.
Të tjera
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...
-
Ministrja Haxhiu kërkon përgjegjësi për arratisjen e Sekiraqës: Të hetohen ata që e mundësuan
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar një hetim profesional dhe...
-
Kosovarët i qëndrojnë besnikë Shëngjinit edhe pas liberalizimit të vizave
Shqiptarët e Kosovës mbeten besnikët e bregdetit të Shëngjinit. Edhe këtë ...
-
Konfirmohet arratisja e Enver Sekiraqës, Policia: Nuk e gjetëm në shtëpi, kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se kanë ndërmarrë të gjitha masat...
-
Droni i policisë, gjobit shoferen që bëri tejkalim në vijë të plotë
Policia e Kosovës në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen, e cila ...
-
Kurti nesër pret në takim nënsekretaren e DASh-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të pret në takim, nënsekretaren ...
-
Kurti i pret në zyrë udhëheqësit e koalicionit VLEN, thotë se i përgëzoi për rezultatin zgjedhor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot udhëheqësit e koalicionit V...
-
Zelensky: Rusia po përgatit ofensivë të madhe
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgati...
-
Zyrtarja e lartë amerikane mbërrinë në Ksoovë, pritet nga Ambasadori Hovenier
Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen,...