Si do të funkisonojnë komunat që s’kanë noterë me plotësim-ndryshimin e ligjit?

Autori: Elvira Haxhiu
14:57 | 05 July 2022
Me vite të tëra gjysma e komunave në Kosovë kanë mbetur pa noterë, disa të tjera funksionojnë me vetëm një të tillë. E shërbimet e noterisë qytetarët i marrin në qytetet më të afërta ku ka noterë.
Një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe pas plotësim-ndryshimit të Ligjit për Noterë, vendim i cili është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me kërkesë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.
Por si do të funksionojnë komunat që nuk kanë noterë me këtë plotësim-ndryshim të ligjit?
Në një prononcim për Gazetën Infokus, deputeti Visar Korenica ka treguar se si do të shkoj ky proces.
Ai ka thënë se nëse në një komunë ka më shumë noterë dhe në një tjerë nuk ka asnjë të tillë, atëherë njëri nga noterët e asaj komune do të shkoj një ose dy ditë në javë në komunën e cila nuk ka fare noterë.
“Kjo ka qenë ideja që e kam marrë iniciativë në konsultë me ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu që të iniciojmë këtë projekt plotësim të Ligjit për Noterë ku i lejohet ministres që me një vendim, një noter nga një komunë ta sjellë në komunën tjetër ku ka mungesë noterësh. Pra në raste kur ka më shumë noterë në një komunë dhe komuna tjetër ka mungesë duhet bartur noteri përkohësisht, pra për një maksimum deri në dy ditë brenda javës, deri sa të zgjidhet procesi gjyqësor dhe pastaj t’i kthehemi edhe normalitetit”, ka thënë Korenica.
Gjithashtu ai ka thënë se ky inicim i ndryshim-plotësimit për Ligjin për Noterë është bërë për shkak se viteve të kaluara ka pas raste ku bujqit kanë aplikuar për subvencione dhe janë përballur me telashe për përgatitjen e dokumenteve të cilëve iu është nevojitur që të shkojnë në komuna tjera ku ka noterë.
E këtë proces të bartjes nga komuna në komunë për një shërbim noterie, Korenica e sheh si maltretim për qytetarët, e që është edhe një nga arsyet se pse e ka iniciuar këtë plotësim-ndryshim.
Muaj më parë Gazeta Infokus pati raportuar për mungesën noterëve në komunat e Kosovës.
Në një përgjigje për Infokus nga Ministria e Drejtësisë nuk patën dhënë një datë se kur do të mbahet provimi për noterë të ri, mirëpo në përgjigjen e tyre thuhet se kjo do të ndodhë gjatë këtij viti.
“Emërimi i noterëve në komunat përkatëse pa noterë, ato me nga vetëm një noter, si dhe komunat që kanë nevojë për më tepër noter, do të bëhet pas procesit të ri të provimit të noterisë, përkatësisht gjatë këtij viti”, kanë thënë nga kjo ministri.
Por, deputeti Korenica u shpreh skeptik se procesi i emërimit të noterëve nëpër komuna që nuk kanë një të tillë do të kryhet shpejt.
“Siç ka shku procedura deri tash, jam skeptik që do të kryhet shumë shpejtë. Ndoshta në përfundim të këtij viti, shpresoj, sa më parë aq më mirë, por kjo ka qenë alternativa le të themi plotësuese që të mos kemi maltretim të qytetarëve që te mos enën nëpër komuna dhe t’i kryejnë shërbimet sa më afër”, ka deklaruar ai./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Gashi: Vazhdimi i përpjekjeve për të cenuar rendin Kushtetues është i dëmshëm veçanërisht për VV
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon p...
-
Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 persona në të gjithë sht...
-
Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren
Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstitui...
-
Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut
Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin ...
-
Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimi...
-
Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosov...
-
Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konst...
-
Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dësht...
-
Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është peng i ...
-
S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Ka dështuar për të 42-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Deputetë...
-
Kërcënimi me bombë erdhi nga Serbia
Burime të sigurta të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se alarmi për bombë që e...
-
Nis vazhdimi i 42-të i seancës konstituive
Me deklarimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, ka nisur vazhdimi i 42-të...