Infokus siguron dokumentin që PDK ia ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për tri seancat e fundit konstituive

Autori: Gazeta inFokus
19:01 | 03 July 2025
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin zyrtar që Partia Demokratike e Kosovës ia ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, përmes të cilit kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 29 qershor dhe vazhdimeve të saj më 1 dhe 3 korrik 2025.
PDK ka kontestuar:
-
Kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë,
-Advertisement- -
Hedhjen në votim të këtij Komisioni,
-
Vetë votimin e Komisionit,
-
Dhe ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të tij.
“Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka krijuar një gjendje të re juridike dhe ka përcaktuar qartë rrjedhën kushtetuese që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Në kërkesën e dorëzuar, PDK i ka propozuar Gjykatës Kushtetuese:
-
Të shpallë antikushtetues vendimin për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë,
-
Të shpallë antikushtetues vendimin për ndërprerjen e seancës konstituive,
-
Të urdhërojë Kuvendin që ta vazhdojë seancën deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të hapur dhe transparent, në përputhje me Kushtetutën dhe praktikën parlamentare.
“Ky hap është thelbësor për të ndalur tendencën për përmbysje të rendit demokratik dhe për të garantuar që asnjë shumicë e përkohshme parlamentare të mos e vë veten mbi Kushtetutën. Partia Demokratike e Kosovës mbetet e vendosur në mbrojtje të ligjshmërisë, demokracisë dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, thekson më tej PDK./GazetaInfokus

Të tjera
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...
-
Shtabet e ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028
Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvill...
-
Vrit*et Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase – Policia kërkon të dyshuarin
Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paradi...
-
Shuhet zja*rri që shpërtheu në një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova
Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën “Ibrahi...
-
Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat
Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë...
-
Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të k...
-
“Zotëriu i parë” i Kosovës: 30 vite pas, Vuçiq vazhdon të ushqejë të njëjtat fantazi gjenocidale si Millosheviqi
Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, e ka përkujtuar vikt...
-
Ish shefi i Policisë në Suharekë: S’u shkarkova, jam transferuar për nevoja operative
Ish-shefi i policisë në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj, është transferuar ng...
-
Kapet rreth një kilogram dro*gë në Pejë
Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një b...
-
Digjen tej mase bjeshkët në mes Peshkopisë dhe Burrelit
Një zjarr masiv ka përfshirë sot bjeshkët në zonën midis Peshkopisë dhe Burre...
-
Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë, emërohen komandantë të rinj
Policia e Kosovës e ka bërë ndryshime në pozitat drejtuese të komandantëve të...