“Me ua bo prishtinalive me pare me ardhë në Ferizaj”: Kryetari Aliu dhe Dakaj me humor për hapjen e nënkalimit më të madh në qytet

Autori: Gazeta inFokus
15:18 | 04 July 2025
Ferizaj po transformohet me ritme evropiane dhe këtë e konfirmon jo vetëm infrastruktura moderne, por edhe krenaria që ndjehet në çdo fjalë të përfaqësuesve lokalë.
Pas hapjes zyrtare të nënkalimit më të madh ndonjëherë në qytet, një projekt monumental që ndryshon përditshmërinë e qytetarëve, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe gazetari Shkelzen Dakaj, nuk kursyen edhe humorin.
“Me ua bo prishtinalive me pare me ardhë në Ferizaj!” – u shprehën me të qeshura Aliu dhe Dakaj, duke nënvizuar bukurinë dhe energjinë e re që po merr qyteti.
“Ka qenë qëllim, ka qenë dëshirë e imja që Ferizajasit të ndihen krenarë për qytetin e tyre – për transformimin që po ndodh, për projektet që po realizohen. Ferizaj sot ngjan me qytetet evropiane, sepse ne i kemi dhënë këtë dimension,” theksoi Aliu me bindje.
Nënkalimi monumental nuk është vetëm një projekt infrastrukturor është një simbol i përparimit, vizionit dhe përkushtimit ndaj qytetarëve.
“Ferizajasit e kanë merituar këtë. Janë taksapagues të mëdhenj, punëtorë të zellshëm, e kanë ndërtuar vetë këtë qytet. Tani u është dashur vetëm një dorë publike që t’i mbështesë dhe këto projekte janë pikërisht për ta – për ta çuar suksesin e tyre edhe më larg,” shtoi ai.
Ferizaj po frymon ndryshe. Me projekte që e afrojnë me standardet evropiane, qyteti po bëhet jo vetëm më funksional, por edhe më joshës, për banorët e tij dhe për këdo që kalon andej.
Ndiqni më poshtë videon e plotë:

Të tjera
-
Trump tha se parandaloi një su*lm nga Serbia – Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment
Presidenti amerikan, Donald Trump, në disa paraqitje të tij publike ka përmen...
-
Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar vik...
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...
-
Shtabet e ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028
Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvill...
-
Vrit*et Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase – Policia kërkon të dyshuarin
Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paradi...
-
Shuhet zja*rri që shpërtheu në një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova
Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën “Ibrahi...
-
Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat
Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë...
-
Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të k...
-
“Zotëriu i parë” i Kosovës: 30 vite pas, Vuçiq vazhdon të ushqejë të njëjtat fantazi gjenocidale si Millosheviqi
Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, e ka përkujtuar vikt...
-
Ish shefi i Policisë në Suharekë: S’u shkarkova, jam transferuar për nevoja operative
Ish-shefi i policisë në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj, është transferuar ng...
-
Kapet rreth një kilogram dro*gë në Pejë
Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një b...