Fokus

Dakaj: Halli i madh brenda Vetëvendosjes, Kurti me tentativa për ta zgjatur bllokadën

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 04 July 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po akuzohet se po ushtron manovra politike që thellojnë krizën institucionale në vend, në vend se ta zgjidhin atë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas analizës të gazetarit,  Shkëlzen Dakaj, “kompromiset” që po ofron Kurti janë në fakt tentativa për të zgjatur bllokadën politike dhe për të shmangur një marrëveshje të mirëfilltë mes partive.

“Albin Kurti e ka një hall tjetër. Albin Kurti po i bën thirrje partive të tjera që të bëjnë “kompromis”, por kompromis për të mos e zgjidhur krizën politike. Albini po ofron një formulë për të mos u marrë vesh, për të vazhduar me bllokadë, sepse duket që problemin e ka diku tjetër. Përndryshe, nuk ka logjikë dhe as sens ajo që po e quan propozim për kompromis.”

-Advertisement-

Dakaj thekson se votimi i fshehtë që propozohet është kushtëzuar me pranimin e kandidaturës së Haxhiut një qasje që, nuk është kompromis, por ultimatum politik.

“Së dyti, propozon një marrëveshje për votimin në pako të kryetares dhe nënkryetarëve të Kuvendit, dhe natyrisht, edhe këtu përfshihet Albulena Haxhiu. A po e kuptoni? Edhe kompromisin e shet si paketë, që përfundon aty ku do ai e ku është i bindur se nuk pajtohën partitë e tjera.” ka shkruar ai.

E një tjetër propozim i Kurtit është votimi në pako i kryetares dhe nënkryetarëve të Kuvendit, ku sërish përfshihet Haxhiu.

Për këtë gazetari Dakaj tha se opozita e sheh këtë si një tjetër tentativë për ta mbuluar mungesën e kompromisit real me një marrëveshje të paketuar sipas interesave të Vetëvendosjes.

“Së treti, Kurti po thotë se shteti është në rregull, se institucionet funksionojnë, se policia, ushtria dhe administrata janë aktive, madje sipas tij, më mirë se me qeveri. Kjo është e vërtetë vetëm sepse institucionet janë të ndara mes përbërjes politike dhe stafit civil, dhe për shkak të funksionimit të pavarur të disa institucioneve kushtetuese. Por Kurti këtë po e thotë qe na me u bindë se gjatë mindët me shku kjo situatë, por nuk është naj problem se shteti në rregull është edhe pa qeveri të re.”

Përveç krizës në skenën politike, Dakaj ngre edhe dyshime mbi një krizë të brendshme brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, brenda partisë po thellohet përçarja, pakënaqësitë dhe zhgënjimi, ndërsa qarkullojnë zëra për afera korruptive dhe largim të figurave idealiste.

“Albin Kurti e ka partinë në një krizë të thellë të brendshme – me përçarje, pakënaqësi të shumta, afera të lidhura me korrupsion dhe me zhgënjime të mëdha nga shumë figura idealiste që dikur sakrifikuan gjithçka për ta sjellë Vetëvendosjen në pushtet. Tashmë, VV është në prag shpërthimi. Këtë nuk e kam të argumentuar me fakte, por nga përvoja e kaluar, kur nisin të qarkullojnë këto llafe nepër kafe, nuk kalon shumë kohë dhe i del tymi”, ka shkruar Dakaj.

Përkundër gjithë kësaj, Kurti vazhdon të përçojë një gjuhë përçarëse ndaj partive të tjera, duke i shoqëruar çdo propozim me akuza dhe kritika që vetëm sa e thellojnë ndarjen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera