Gati gjysma e komunave pa noterë, Ministria e Drejtësisë tregon kur do të hapet konkursi i ri

Autori: Elvira Haxhiu
17:11 | 26 April 2022
Me vite të tëra gjysma e komunave në Kosovë kanë mbetur pa noterë, e të tjera funksionojnë me vetëm një të tillë. Mundësia e vetme që qytetarët kanë për të marrë shërbimet e noterisë është të udhëtojnë në qytetet më të afërta ku ka noterë.
E për komunën e Obiliqit tashmë janë bërë një vit e gjysmë që kur kanë mbetur pa shërbimet e noterisë.
Këtë e konfirmon, Ibush Mjekiqi, nënkryetari i kësaj komune. Ai për Gazetën Infokus ka thënë se mungesa e këtyre shërbimeve është mjaft e vështirë për qytetarët e komunës së Obiliqit, nga të cilët vazhdimisht marrin edhe ankesa për këtë problem.
Madje i dyti i kësaj komune, tha se qytetarët janë të detyruar që për këto shërbime të drejtohen në Prishtinë, por që edhe në kryeqytet hasin në probleme.
Por si erdhi deri te mbyllja e zyrës së vetme që jepte këto shërbime në Obiliq?
“Qytetarët orientohen më së shumti në Prishtinë por edhe atje po kanë probleme edhe këtu ka qenë vetëm një noter për Komunën e Obiliqit edhe pse më herët është dashtë dy ka dalë në pension dhe pastaj është ardhë deri të mbyllja e zyrës së noterisë që ka qenë në Obiliq”, ka thënë ai.
Gjithashtu, sipas nënkryetarit të Obiliqt arsyeja tjetër se pse kjo komunë ka mbetur pa noterë është si pasojë e anulimit të konkursit.
Madje Mjekiqi deklaroi se kjo gjë përbën edhe më shumë problem për komunën e Obiliqit për shkak të procesit të shpronësimit.
“I kanë caktuar dy noterë në Prishtinë me u marrë me qytetarët e Komunës së Obiliqit. Por sido që të jetë vështirësi ka. Ne si administratë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për këtë çështje por nuk është në dorën tonë”, ka thënë i dyti i komunës së Obiliqit.
E me të njëjtin problem po përballet edhe komuna e Rahovecit.
Shefi i kabinetit të kësaj komune, Ali Morina, për Gazetën Infokus tha se mungesa e noterëve në Rahovec ka qenë dhe mbetet problem shumë i madh e për këtë edhe në këtë komunë kanë marrë shumë ankesa nga qytetarët.
“Mungesa e Noterit, në Komunën e Rahovecit ka qenë dhe është një problem shumë i madh, ngase qytetarët e komunës sonë përballen me vështirësi për t’i kryer shërbimet noterike. Vazhdimisht pranojmë ankesa dhe shqetësime të qytetarëve për mungesën e Noterit”, tha ai për Infokusin.
Në lidhje me këtë çështje, nga Komuna e Rahovecit thanë se kanë kontaktuar edhe me Ministrinë e Drejtësisë, ku sipas Morinës nga kjo ministri u është thënë se nuk do të ketë noter deri në hapjen e konkursit.
“Në dy e-mailet dërguar ministrisë vetëm në njërën kemi marrë përgjigje dhe na është thënë se deri në hapjen e konkursit dhe përfundimit të procedurave nuk do të ketë noter”, u deklarua tutje Morina.
E për Gazetën Infokus nga Ministria Drejtësisë nuk kanë dhënë një datë se kur do të mbahet provimi për noterë të ri, mirëpo në përgjigjen e tyre thuhet se kjo do të ndodhë gjatë këtij viti.
“Emërimi i noterëve në komunat përkatëse pa noterë, ato me nga vetëm një noter, si dhe komunat që kanë nevojë për më tepër noter, do të bëhet pas procesit të ri të provimit të noterisë, përkatësisht gjatë këtij viti”, kanë thënë nga kjo ministri.
Pas këtij procesi, nga MD thanë se do të merren hapat e nevojshëm për plotësimin e numrit të noterëve në nivel vendi.
Deri në zgjidhjen e këtij problemi, nga kjo ministri thanë se qytetarët e 16 komunave që nuk kanë noterë do të vazhdojnë të shërbehen në komuna tjera më të afërta.
Ndërsa se a do të zgjidhet ky problem prej shumë vitesh brenda 2022-es siç ka paraparë Ministria e Drejtësisë, mbetet të shihet./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Irani i tregon botës tunelet e mbushur me dronë vdekjeprurës
Gara e armatimit është “loja më në modë” e kohëve të fundit mes fuqive më të ...
-
Këto janë pamjet e rënda nga momenti i vrasjes së 30 vjeçarit në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e...
-
Humbë jetën një 17-vjeçare kosovare në Gjermani
Një 17-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka vdekur në Gjermani, pasi u godit n...
-
Këto janë raketat e fuqishme që ka marrë Ukraina për mbrojtje në Detin e Zi
Ukraina po merr raketa antianije ”Harpoon” si edhe lëshues me bazë në terren ...
-
Lajm tragjik: Rryma mbyt nënën me dy vajzat e saj
Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në k...
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...