Lajme

Shtëpia në mes të autostradës, shteti negocion me pronarin

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 10 May 2022

Osman Jashari nga fshati Begaj i Vushtrrisë, ka thënë që nuk do të lejojë që shtëpia e tij të shpronësohet e shkatërrohet pa i marrë paratë që i meriton pasuria që posedon.

Shtëpinë e ka në mes të rrugës ku pritet të kalojë një autostradë, ku edhe është pikërisht vendi ku ka ndaluar kjo e fundit.

Shtëpia numër 19 në rrugën ‘Rrahman Krasniqi’, u ndërtua në vitin 2012, por një vit më vonë erdhi lajmi nga ministria se mbi të duhet të ndërtohet autostrada Prishtinë-Mitrovicë.

-Advertisement-

Osman Jashari i cili është pronar i kësaj shtëpie, ka thënë që nuk do të dorëzohet pa e marrë hakun e pasurisë së tij.

Shteti – shtëpinë ia vlerësoi 40 mijë euro e cila nuk është ofertë reale por vetëm njoftim, e sipas Jasharit po të realizohej në 2013-ën ndoshta edhe do ta pranonte.

Ministria gjithashtu ka dhënë një afat që brenda vitit 2022 do përfundojnë punimet në këtë pjesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera