Sport

Shqipëria rikthehet te fitorja, mposhtë Kazakistanin në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 15 November 2020

Kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer te fitorja në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kuqezinjtë’ e kanë mposhtur Kazakistanin me rezultat 3-1, në duelin e zhvilluar në ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë.

Golat shqiptarët i realizuan Sokol Cikalleshi (16’), Ardian Ismajli (23’) dhe Rey Manaj (61’), ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Aibol Abiken (25’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Shqipëria renditet e dyta në Grupin 4 të Ligën C me 8-të pikë, ndërsa Kazakistani mbetet i fundit me 4 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera