SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore

Autori: Gazeta inFokus
18:56 | 24 December 2024
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kujdes me planifikimin e aktiviteteve malore.
Për shkak të ndikimit të stuhive të borës, që në viset malore po shoqërohen m erëra të forta, SHKSHMK-ja ka kërkuar nga qytetarët, skitaret dhe bjeshkatarët të jenë të vëmendshëm.
Për çdo rast urgjence, apelohet të thirren numrat 112, 080080008 ose +38349840228.
Ky është postimi i tyre i plotë:
Të nderuar qytetarë, skitarë dhe bjeshkatarë.
Apelojmë të keni kujdes gjatë ditëve në vazhdim duke planifikuar me kujdes aktivitetet e juaja malore!
Ditët e fundit rajoni ynë është nën ndikimin e stuhive të borës e të përcjellura me erëra të forta në viset malore.
Duke u bazuar në gjendjen aktuale të shtresimeve të borës dhe ndryshimeve morfologjike që kanë ndodhur dhe po zhvillohen gjatë ditës së sotme dhe pritshmërisë për ditët në vazhdim apelojmë për kujdes të shtuar.
Faqet malore me orientime gjeografike veri, veri-lindje, veri-perëndim për momentin janë drejtime që janë ndikuar më shumë dhe nuk kanë arritur tranzicion të duhur për stabilizimin e shtresave të borës, por edhe drejtimet e tjera gjeografike mund të paraqesin probleme të ngjajshme.
Strehat e borës janë formuar në kreshtat tek të gjitha masivet malore me lartësi mbidetare, evitoni lëvizjen mbi dhe afër tyre.
•Evitoni aktivitetet tuaja në faqe të pjerrëta malore mbi 30°~50°
•Planifikoni itinerarin tuaj në terrene të paekspozuara ndaj rrezikut.
•Lëvizni në itinerare pa kurthe të terrenit.
•Gjatë skijimit kujdes nga gropat rreth drunjëve dhe shkëmbinjëve.
•Mos praktikoni aktivitete të vetmuar
•Posedoni veshmbathje adekuate.
•Mos praktikoni aktivitete pa pajisje të sigurisë.
•Posedoni të gjitha pajisjet e ortekut; transmetuesin, sondën, lopatën.
•Lajmëroni itinerarin e aktivitetit tuaj tek një i afërm i juaj.
•Posedoni pajisje orientimi
•Karikoni telefonin tuaj, dhe ruajeni nga të ftohtit për përdorim në rast urgjence.
Për çdo urgjencë kontaktoni në numrat:
112
080080008
+38349840228

Të tjera
-
Aksident në Shupkovc të Mitrovicës
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësis...
-
Muharremi: Krasniqi është politikani më i matur e balancuar në skenën politike
Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nuk ka dyshime se kryetari i Partisë D...
-
Sot bëhen 27 vjet nga Beteja e Llapushnikut
27 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve ...
-
Kosovës masat pritet t’i hiqen gradualisht, thonë nga Komisioni Evropian
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të hiqen gradualisht. Kjo u konfirmua në ...
-
Shqipëria në heshtje elektorale
Mbrëmja e së premtes shënoi përmbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, duk...
-
Hamiti: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës po i vuajmë të gjithë, edhe votuesit e Kurtit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar së muajin e ar...
-
Deputetët nesër mblidhen sërish në përpjekjen e 14-të për të konstituar Kuvendin
Dje dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar kuvendin. Ngjarja rrodhi...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje lokale...
-
Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja, për shkak të moskonstituimit të Kuvendit
Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Pla...
-
Një i lënduar nga the*rja me thi*kë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, i dyshuari arrestohet
Një person është therur me thikë rreth orës 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”...
-
“Podcast me Shkëlzen Dakaj”, tani e tutje me transmetim edhe në Televizionin Dukagjini
Pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm dhe të suksesshëm, "Podcast me Shkëlzen ...