Fokus

“Prishtinalitë janë talentë, shikoni Dua Lipën e Rita Orën” – Alban Zogaj prap insiston se qytetarët e Prishtinës kanë një energji më unike

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 09 May 2025

Alban Zogaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se qytetarët e Prishtinës kanë një energji më unike, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, tregon se Prishtina, nuk duket të ndjehet inferior nga shteteve evripiane pasi që nuk kemi shumë diferencë me ta.

“Unë me të vërtetë e besoj që populli jonë, shoqënia jonë, është shoqëni evropiane, edhe që ne nuk duhemi me pas asnjë pikë inferioriteti ose kompleksi ndaj shoqënive evropiane dhe që ne nuk dallojmë fare, kështu ka qenë edhe tregimi im atë ditë po pastaj është shkëput se unë kam thanë mereni nje prishtinas ose merreni një Kosovar në secilin qytet të Kosovës vendoseni në Londër nuk ka kurrfarë dallimi”, ka deklaruar Zogaj në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, e që është prodhim i Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Zogaj shtoi se Prishtina ka të vecanta dhe ka shumë talent, ku ndër to ai cek edhe Dua Lipën ku thotë se nga “Bregu i Diellit” ajo tashmë është artistja më e famshme botërore.

“Prishtina ka të veqanta, unë e kam thanë gjithmonë, ajo energjia e Prishtinës, është e vecantë edhe poashtu unë normalisht e ndjej vetën si një prej tyre, unë kam lind në Prishtinë, në Bregun e Dillit, Sunny Hill Boy, shikoni tash Sunny Hill-in, edhe Dua Lipën, prej Bregut të Diellit vajza e Dukagjinit, prej Bregut të Diellit sot një prej artisteve, jo një prej, artistja më e famshme botënore akualisht është Dua Lipa. Krenaria jonë”, tha tutje Zogaj në Infokus.

Gjithashtu deputeti i ligjestarurës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, deklaroi se talenti i Dua Lipës, Rita Orës, Granit Xhakës e shumë të tjerëve nuk është rastësi, por energjia dhe talenti  tyre i papamë,

Nuk është rastësi që dy super ujë botërore, Rita Ora, Dua Lipa, nuk është rastësi kjo, ketu ka përtej rastësisë ka një talent ka energji të papame që e reflektojmë jashtë, nuk është rastësi ky talent në futboll edhe yjët që i kemi, Granit Xhaka, ose sot Rrahmani pothuajse kampion etj, etj, të papamë në krejt frontet”, ka shtuar Zogaj./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni storien dhe emisionin plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera