Lajme

Një i lënduar nga the*rja me thi*kë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, i dyshuari arrestohet

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 09 May 2025

Një person është therur me thikë rreth orës 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”.

-Advertisement-

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti, per klanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera