Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

Autori: Gazeta inFokus
20:17 | 09 May 2025
Egzon Pacolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke e akuzuar për shpërdorim të resurseve shtetërore në përdorimin e veturës zyrtare.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Pacolli ka publikuar të dhëna sipas të cilave vetëm gjatë muajit prill, ministri Krasniqi ka harxhuar 750 litra naftë dhe ka përshkuar 15 mijë kilometra për 20 ditë pune.
“750 litra naftë. 15 mijë kilometra. 20 ditë pune. Kaq ka harxhuar Elbert Krasniqi, vetëm për veturën e tij zyrtare gjatë muajit prill,” ka shkruar Pacolli.
Ai ironizoi me distancën, duke thënë se për një muaj, Krasniqi ka bërë aq kilometra sa do të mjaftonin për të udhëtuar deri në Kanadë dhe për t’u kthyer prapë.
“Nëse i ndajmë, del që çdo ditë pune ka bërë 750 kilometra. Nëse e llogarisim me kohë, i bie që Elbert Krasniqi ka kaluar rreth 10 orë në ditë në veturë,” thekson Pacolli.
Në fund, Pacolli akuzon drejtëpërdrejt qeveritarët për abuzim me fonde publike: “Këta edhe në naftë vjedhin!”

Të tjera
-
Pse Luiz Ejlli refuzon të përfshihet në politikë?
Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka reaguar ndaj thashethemeve që e l...
-
Kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve
Një kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka zënë gjumi, gjatë një ...
-
Zyra e BE për takimin e Costa me Kryeministrin në largim: U nënvizua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë
Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka ndarë pamje të takimit që Presidenti i...
-
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi, për ta joshur Putinin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmë...
-
Rama për partitë e reja: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta, uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër
Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë pas fitimit të një mandati të ...
-
Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Zemra na rreh një, lidhja është e përjetshme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shqi...
-
Mendimi për motin: Nesër temperaturat deri në 24C
Mendimi për motin – 14.05.2025 Pas natës të ftohtë, me minimale që zbresin...
-
Osmani: Liderët politikë ta kenë primar interesin e vendit, imazhi i shtetit po dëmtohet nga mos-konstituimi i Kuvendit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një paraqitje para mediave, u pyet edh...
-
Behrami takohet me kongresistin amerikan: Kërkova nga ai që të adresohen në kongres shqetësimet për Gjykatën Speciale
Deputeti i PDK, Artan Behrami është takuar me kongresistin amerikan Pete Sess...
-
Costa e thekson se heqja e masave lidhet me deeskalimin në Veri: Shpresoj që ngjarjet e fundit të jenë përjashtim
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka thënë se do të donte të ki...
-
Osmani para Costas kërkon t’i hiqen masat Kosovës dhe që aplikimi për anëtarësim të mos arkivohet
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vizioni i presidentit të Këshillit të BE...
-
Përplasja mes Komunës dhe “Pastrimi”-t, Rama: Sabotazha nuk kalon – nis sonte largimi i mbeturinave në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së shërbimev...