Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi?

Autori: Gazeta inFokus
19:07 | 09 May 2025
Doktori Afrim Blyta, i doktoruar në fushën e neuropsikiatrisë, ua ka shkruar një letër politikanëve të Kosovës, ku ka shprehur mllefin e tij për situatën në të cilën gjendet Kosova.
Blyta thotë se gjendja në të cilën ndodhet Kosova nuk është përgjegjësi e qytetarëve pasi ata mund të jenë të papërgjegjshëm.
Letër e hapur “liderëve” politikë të Kosovës,
”Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, nëpër çfarë situate po kalon vendi dhe njerëzit e saj. Vuajtje, dhembje, pikëllim i pa fund, i mijëra e mijëra bashkëkombësve. Parehati, shqetësim, ankth, frikë, zemërim i shumicës absolute të mbetur. Jemi në mes të sfidës e cila lëkundë themelin e ekzistencës fizike, si dhe kërcënon të ardhmen e vendit.
Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe për fjalët dhe veprimet e “liderëve” të saj.
Dhe po provoj, si njeri, mjek, profesionist i shëndetit mendor, mësimdhënës, me afër katër decenie përvojë, të kuptoj sjelljet e juaja si “lider”. Nuk ka vend në të cilën mund të ju kategorizoj, kjo del jashtë kapaciteteve të mija intelektuale.
Ndoshta po pyetni pse “lider”, sepse lider është, njëjtë si prindi, person i cili kujdeset dhe është në kontrollë të personit tjetër, grupit, vendit ose situatës. Fatkeqësisht, për të gjithë ne, ju lider nuk jeni. Ju jo vetëm që nuk kujdeseni, por edhe nuk jeni në kontrollë të asgjë tjetër përveç interesave personale dhe grupeve të vogla rreth jush dhe në kontrollë të shërbëtorëve të cilët nuk janë asgjë tjetër por makina votimi të kapura peng nga interesat vetjake.
Nuk është përgjegjësi e qytetarëve të Kosovës situata në Kosovë. Qytetarët mund të jenë edhe të papërgjegjshëm, si mund edhe fëmija të jetë i papërgjegjshëm. Por përgjegjësia për situata jashtë kontrollit i bie prindërve dhe liderëve. Liderët, janë ata që me veprime të duhura, të drejta, të pakushtëzuara nga interesi personal ose i partisë i bëjnë qytetarët e papërgjegjshëm të përgjegjshëm. Liderët, si edhe prindërit, pas lutjes së pasuksesshme të korrigjohet sjellja e papërgjegjshme, kanë jo vetëm obligim, por edhe detyrim të veprojnë dhe atë në interes të fëmijës dhe të qytetarit, jo të vetin, për këtë janë prindër ose lider
A jeni në rregull? Çfarë halle keni? A jeni dehur nga pushteti dhe përfitimet materiale? A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? A nuk mund të bashkëpërjetoni dhembjen, vuajtjen, humbjen e bashkëqytetarëve. A jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm në çfarë situate gjendet vendi? A nuk mund të parashikoni çfarë mund të ndodhë? A ju kanë lënë sytë dhe veshët, apo si duket ju ka lënë edhe mendja? Apo ju pengon trungu para hundës që mos ta shihni bjeshkën?
Po fshiheni duke u arsyetuar pas kushtetutës, ligjeve, rregulloreve, rendit të ditës, të cilat i konsideroni si vlera. E keni humbur rrugën në oborr! E keni humbur rrugën në oborr!Cila është vlera më e madhe e njeriut, nëse nuk është jeta dhe shëndeti i tij!
Tradhtuat të ndjerët, të sëmurit, punëtorët shëndetësor, tradhtuat të gjithë të tjerët, me përjashtim të vetes.
Po mendoni se populli harron shpejtë, gabim e keni, kjo nuk do të ndodhë, jeta e njeriut është në pyetje, këtë qytetari nuk do ta harron. Dita e gjykimit do të vjen shumë shpejtë dhe si pasojë do t’ju hedh në shportë të historisë, aty ku e keni vendin, në pleh të saj.
Turpi ju mbuloftë.
Me mosrespektin më të madh,
Dr. Afrim Blyta.

Të tjera
-
Raportuesi për Serbinë angazhohet për njohjet e Kosovës – flet Terras
Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cil...
-
Bekim Jashari: Sot përkujtuam 26 vjetorin e çlirimit të fshatit Shqiponjë
Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledh...
-
Trumpi thotë se të hënën do të telefonojë Putinin e Zelenskyn për të negociuar një armëpushim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ...
-
Osmani takohet me kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, ...
-
Përkujtohen dëshmorët Musli dhe Driton Demaku
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se janë përkujtuar dëshmorët Musli Nebih D...
-
“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për borxhe: Po na injorojnë, kanë negociuar marrëveshje me kompani private
Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka dalë me një reagim publik në lidhje me ...
-
Hoxha – Ramës: E ke bo bërllog kryetar, e ke njollosë Prishtinën edhe respektin për arkitektin
Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje ...
-
16 të vdekur pasi tornadot godasin dy shtete të Amerikës
Të paktën 21 persona raportohet se kanë vdekur pasi tornadot goditën pjesë të...
-
Osmani dhe kryeministri i Kroacisë kryesojnë tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur me kufij të sigurt”
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Ple...
-
“Kosova në bllokadë”, Koci i kërkon Kurtit të marrë përgjegjësi si lider
Avokati i njohur, Arianit Koci, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë nd...
-
Ramadani ‘tregon’ 5 fushat në cilat ndikon kriza parlamentare: S’është vetëm çështje politike
Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka komentuar bllokadën e krijua...
-
Tahiri: Propozimi i VV-së për seanca një herë në javë është antikueshtutes, thirrje për legjitimimin e bllokadës
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka cilësuar ...