Lajme

Tragjedia te Rruga B, Prokuroria nis hetim për rrethanat e vde*kjes së dizejnatorit kosovar

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 09 May 2025

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për tragjedinë që ndodhi sot në Prishtinë, ku dizajneri kosovar Festim Isufi, u gjet i therur për vdekje në banesën e tij në Prishtinë. Paraprakisht, ai dyshohet se sulmoi me thikë gruan e tij një influencere e njohur në rrjete sociale, e cila mbeti e plagosur.

Nëpërmjet një komunikate Prokuroria ka iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘’Hetim mbi vdekjen’’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

“ Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se sot, më datë 09.05.2025, rreth orës 03:00 në ‘’Rrugën B ’’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast i rëndë, ku një (1) person mashkull ka humbur jetën, dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Insititutin e Mjekësisë Ligjore.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

-Advertisement-

Sipas kësaj komunikate, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.”, thuhet tutje në komunikatë.

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera