Lajme

Aksident mes tri veturave në “Rrugën B” në Prishtinë – Katër persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 09 May 2025

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën B” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë janë lënduar katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën B në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona,” ka deklaruar Ahmeti, Express.

-Advertisement-

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar shkaqet që çuan në aksidentin e sotëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera