Raportimi për tragjedi kërkon ndjeshmëri dhe profesionalizëm, KMSHK thirrje për kujdes etik nga mediat dhe gazetarët

Autori: Gazeta inFokus
21:21 | 09 May 2025
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) u ka bërë thirrje mediave që raportimi për tragjedi të bëhet me kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm, duke respektuar plotësisht Kodin Etik dhe të drejtën e njerëzve për privatësi dhe dinjitet.
Sipas Kodit të Etikës së KMSHK-së, raportimi për tragjedi duhet të zhvillohet vetëm kur ka interes të lartë publik. Edhe atëherë, mediat janë të obliguara të tregojnë mirëkuptim ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre, duke mbrojtur privatësinë e tyre dhe duke shmangur publikimin e pamjeve të dhunshme, fytyrave të viktimave apo informacioneve që cenojnë ndjenjat e të afërmve.
Kodi i Etikës thekson se “mediat duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi” dhe të raportojnë me “empati dhe vetëpërmbajtje”. Në këtë drejtim, kërkohet që të mos publikohen fotografi apo video të të aksidentuarve, të vrarëve, të vetëvrarëve apo personave të dhunuar, veçanërisht kur përfshihen fëmijë.
Gjithashtu, identiteti i viktimave nuk duhet zbuluar, përveç në raste me interes të lartë publik. Raportimi duhet të përfshijë paralajmërime për përmbajtje të ndjeshme dhe të shmangë imazhet tronditëse si kufoma, të plagosur apo pamje gjaku. Kodi kërkon që “viktimave në fotografi e video t’iu mbulohet fytyra ose të paktën pjesa e syve”.
KMSHK kujton se publikimi i përmbajtjes së ndjeshme nga autoritetet nuk i heq përgjegjësinë mediave për t’u treguar të kujdesshme. Jo gjithçka që shpërndahet zyrtarisht duhet të merret si e mirëqenë, thuhet në Kod.
Në përmbyllje, theksohet se “gazetarët dhe mediat duhet të tregojnë kujdes se çfarë i ofrojnë publikut” dhe se “duhet shmangur raportimi sensacional”.
Ky rikujtim vjen si reagim ndaj mënyrës së trajtimit mediatik të disa ngjarjeve të fundit tragjike në vend, duke i kujtuar gazetarëve dhe redaksive rolin që kanë në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor edhe në momentet më të dhimbshme.

Të tjera
-
Aksident tragjik në Bërnicë, 15-vjeçari humb jetën pas një vetaksidenti me biçikletë
Një 15 vjeçar ka humbur jetën të enjten mbrëma si pasojë e një vetaksidenti m...
-
Albulena Haxhiu njofton se nuk tërhiqet: “Deformohet komplet vullneti i popullit”
Anipse ka dështuar plot 19 herë, Abulena Haxhiu tha se nuk do të tërhiqet nga...
-
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin...
-
Pse pra s’e votonit Kadri Veselin asokohe? Haxhiu: PDK nuk kishte nevojë për votat tona, i kishin numrat
Kandidatja (për plot 19 herë e rrëzuar) për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, ...
-
Vrit*et shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasë*sit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku ...
-
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është k...
-
Zyrtari i VV’së akuzoi ndërkombëtarët për nxitje trazirash në veri, Çitaku: Eksponent tipik që sheh armiq kudo
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar as...
-
Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 15 maj, Trupi Gjykue...
-
Parashikimi i motit, përkeqësim i motit në fundjave
Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premte në vend. Herë herë kalo...
-
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe
Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mb...
-
SPAK i sekuestron një apartament Erion Veliajt, i shtohet edhe një akuzë
Me kërkese të SPAK dhe vendim të GJKKO-së është sekuestuar një apartament në ...
-
BE rishikon masat ndaj Kosovës, Dakaj: Mesazh pozitiv, Kallas i kujtoi palëve se s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ...