Opinione

SHKENCTARËT ANALFABETA APO GABIME TË RANDA NË LIBRIN E ASHAK ME TITULLIN “VENDBANIMET E KOSOVËS”

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 14 September 2018

Shkruan: Bardh M. Nengurra

Si publicist dhe gazetar shpesh kam vra mendjen pse nuk ndëgjohet zani i ASHAK ( Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës ) asnjihere perkundër tan këtyne poshtërsive, hajnive, shtetshkatrrimit dhe shkombëtarizimit që pushtetaret kriminel dhe BIK ( Bashkësia Islame e Kosovës ) po ja bajnë vendit pse pra nuk ndëgjohet zani i ASHAK apo zani i ndonji akademiku ?!.

Me emna njof shumë shkenctar dhe shumë Akademik të Dardanisë. Disa nga ata edhe i kam miq permes rrjeteve të internetit. Kam mendue se kemi Akademik, se kemi shkenctar , por nga dita e 6 shtatorit 2018 kur prezentova në promovimin e librit ” VENDBANIMET E KOSOVËS ” libër ky Leksikon dal nga studjues dhe antar të ASHAK dhe kur shfletova librin u binda se Dardania ka ASHAK vetem si emen dhe me nji objekt të bukur arqitektonik në Prishtinë, u binda se në at objekt ka fare pak shkenctar, fare pak të tillë që meritojnë titullin Prof, titullin DR, titullin magjistër dhe ndoshta ska fare të tillë që meritojnë titullin Akademik.

-Advertisement-

Meqense jam istogas normal se kur mora ta shfletojë librin ” VENDBANIMET E KOSOVËS ” së pari kerkova ta gjejë se çka ka në libër per Istogun.

Hyna në faqen 5 dhe aty ke permbajtja pash se Dr. Valon Bytyqi, Dr. Ibrahim Ramadani dhe Msc. Besart Bajrami jan autor të shkrimit të librit në fjalë ku flasin per Istogun si vendbanim.

Thash me vetvete se dy DR dhe nji magjistër e paskan studjue mirë vendlindjen time dhe paskam çka lexojë e mësojë tash per te.

Nga faqe 449 e deri në faqen 458 ishte shkrim studimi i dy DR-ve dhe nji magjistri per Istogun.

Mirpo posa hapa librin te faqe 449 pash nji emertim tä pasakt, nji emertim per Istogun që doli nga truni i disa injorantve turbopatrita rrahagjoksa se kan ba luftën dhe se tash u ban shkenctar e studjues dhe ju perveshen punës me korrigjue toponime e mikrotoponime gjithandej Dardanisë. Disa analfabet të tillë paslufte filluen ta quejn Istogun Burim.

Mirpo baba i shtetit të Dardanisë, studjuesi i mirfilltë i letersisë shqipe, dhe njohësi i lashtësisë në këto troje Dr. Ibrahim Rugova ( i baftë shpirti dritë ) pat nderhy dhe tha: nuk duhet me e prek emnin e Istogut sepse ky toponim ska të baj aspak me anët e horizontit në serbishte , Istok serbisht e Lindje shqip, por ka të baj me faktin se lumi i Istogut Burimi del te nji grykë bjeshke ku gjithmonë ka pas dru SHTOGU, pra I-SHTOGUT dhe poashtu e tha se ai ka gjetë në arkivat e Vatikanit se qysh në Shek.IV pas Krishtit këtu ka jetue Martin Istogu.Pra së paku 200 vjet para se me ardh sllavet e jugut në trojet ilirike.

Andaj tentimet e ” patriotve ” LPK-ista me ja ndërrue emni qytetëzes tonë janë jo shkencore, janë të babaza dhe nuk duhet asnjihere të permenden. BURIM gjithmonë njerzit që kan jetue këtu i kan thanë lumit që del mbi qytetëzen tonë dhe nga i cili asht sigurue edhe jetesa e istogasve.

Në faqen 450 në libër ishte nji fotografi e madhe me ngjyra ku shifet nji pjesë e shpatijeve per rreth vendburimit ku del lumi Burimi i Istogut dhe pak dallohet edhe vetë vendburimi, por per habin time perfundi fotografisë shkruen

” Bjeshka dhe gurra e Istogut ” ( foto: V. Kabashi ) artikullshkruesit në fjalë me tituj shkencor para emnit shpatijet që duken në foto i quejn Bjeshkë.!!!

Ndërsa në faqen 452 asht fotografia tjetër poashtu me ngjyra e paster ku kjart shifet vendburimi i Burimit të lumit BURIM të Istogut, por perfundi fotografisë shkruen: Gurra e Istogut ( foto: V. Bytyqi )

Dhe tash nji debat i thjeshtë me të madhërishmit Dr. Valon Bytyqi, Dr. Ibrahim Ramadani dhe Msc. Besart Bajrami.

Aspak të respektuem të lartpermendun ” shkencëtarë “, a dini ju ta dalloni kujt i thuhet GURRË në gjuhen shqipe dhe kujt i thuhet LUM?! A nuk ju vie keq se si keni ra aq poshtë sa ne faqen 452 keni shkrue; citat: ” Arteria kryesore lumore është lumi i Istogut që buron nga gurrat e Istogut “?!

Po a na tregoni kur ka ndodhë me burue nji lum nga gurra?! Ku jeni rritë juve ” shkenctar ” të ” madhërishëm ” që kaq budallakisht e keni shpreh injorancën e juej, keni tregue mosdijen dhe njohunitë ZERRO shkencore.?!

Si keni guxue me e qujt GURRA burimin që i nxjerr nga 1540-2000 litra kub ujë per second?!

Unë nuk kam njohuni kurfare per gjeologji dhe njohuni të tjera per burimet ujore , por ashtu si naiv i kësaj lamie më duhet tua demantojë edhe konstatimin e jue Dr. V. Bytyqi, Dr. I. Ramadani dhe Msc. B. Bajrami se lumi Burim i Istogut qenka degë e majtë e lumit Drini i Bardhë. Ju demantojë me nji konstatim të thjeshtë. Vendi ku buron Drini i Bardhë asht direkt nen bjeshken e Rusolisë dhe vetë burimi asht në anën prendimore të vendburimit të lumit Burim të Istogut. Distanca në vi ajrore perafersishtë duhet të jetë diku 15-20 kilometra. Dhe vargmali i bjeshkve të Thata asht harkor që do thotë se Burimi i Istogut del në anën verilindore të vendburimit të Drinit të Bardhë dhe në mes këtyne dy vendburimeve të këtyne dy lumejve ka disa lugje të thella të shpatijeve dhe bjeshkve , pra asht Lugu i fshatit Jabllanicë e Madhe, pastaj lugjet e bjeshkve mbi fshatin Kaliqan, disa lugje mes fshatrave Studenicë dhe Vrellë, asht pastaj Lugu i quejtun Lugu i Madhë në fshatin Vrellë, tutje Lugu i Shymekut mes Vrellës dhe fshatit Lubozhdë, Lugu i Dragoit ( Dragiqit ) në bjeshket e Lubozhdës , Lugu i Suhodolit në fshatin Cerrcë dhe tek pastaj vjen vendburimi i lumit Burim të Istogut që buron rranxë bjeshkes së Istogut. Dhe çka asht ma bindëse se asesi nuk ka mundësi të jet Burimi i Istogut degë e Drinit të Bardhë asht fakti se rranxë bjeshkve mbi fshatin Vrellë buron poashtu nji LUM që fshatarët e kan quejt Burimi i Vrellës dhe perderisa mes vendburimeve të Drinit të Bardhë dhe Burimit të Istogut asht vendburimi i nji lumi tjetër mendojë unë ( si laik, por me logjikë të shnosh ) se asesi nuk ka mundësi me tejkalue dega lindore e Drinit ( lumi Burimi i Istogut ) sipas jush këtë vendburim në Vrellë per me burue pastaj mbi Istog . Neve vendasit e kemi ndegjue gjithmonë se Burimi i Istogut buron nga ndonji liqe nentoksor nga thellësitë e bjeshkve të Istogut e disa thonë se kan ba eksperiment në Liqenin e Moknës ku kan hudhë ngjyrë të kuqe dhe ne vendburimim e lumit të Istogut ka dalë uji i kuq. Pra këtë e them sipas gojdhanës popullore.

Mirpo mendojë unë se juve si shkencëtarë asesi nuk keni guxue me ra në këtë nivel , me shkrue me hamendje pa asnji bazë shkencore dhe pa asnji njohuni per Istogun.

Poashtu mendojë unë se faji per këto gabime në shkrimin e juej asht edhe i Redaksisë së librit ” VENDBANIMET E KOSOVËS ” në radhë të parë faji asht i Akademik Prof. Hivzi Islami që si Kryeredaktor ka lejue të dalin kaq shumë gabime nga tre autor me titull shkencor para emnit të tyne.

Të shpresojmë të mos ketë gabime tjera në këtë liber që në Promovim u quejt LIBER SHKENCORË.

Urojë poashtu që tash e tutje ata që mirren me tema shkencore ta perdorin pak logjiken dhe tu drejtohen njerzve të duhun që kan njohuni per ti perdor tregimet , deshmitë dhe argumentet e tyne pastaj në libra.

Mos ti perdorin njerzit qe dikush jua preferon shkaku i afersive farefisnore, perkatsive fetare e edhe partiake.

Po vazhduet keshtu ta dini se ju nuk po shkrueni SHKENCË, por ju po bastardoni Shkencën.

Istog. 08.09.2018

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera