Fokus

Shkëlzen Dakaj: PSD-ja po tregon energji dhe përkushtim si opozitë, ky pushtet i Albin Kurtit nuk rrëzohet ndryshe

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 03 June 2026

Gazetari, Shkëlzen Dakaj, ka qenë i ftuar në emisionin “FRONTAL”, ku ka dhënë komentet e tij lidhur me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe mënyrën se si ajo po ushtrohet si opozitë, shkruan Gazeta Infokus.

Dakaj ka theksuar se PSD-ja ka treguar përkushtim dhe energji në veprimet e saj, duke respektuar kritikën ndaj qeverisë, por se gjithashtu ka vend për të pasur një opozitë më aktive në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka theksuar se veprimet e PSD-së nuk duhet të konsiderohen si amnistim për qeverinë, por se një opozitë aktive është thelbësore për funksionimin demokratik.

-Advertisement-

“Që pse fatkeqësisht kjo çfarë po e thonë një grup prej gjashtë vetëve të PSD-së është realitet të cilin ne nuk mundem me mohu. Është zani jonë i gazetarëve që e kemi thënë ndër vite edhe unë kam respekt për punën e jashtëzakonshme dhe energjinë dhe vullnetin e tyre që po e bëjnë dhe që po duan me kallxu që opozita bahet kështu”, ka deklaruar Dakaj.

Ai ka shtuar se kritikat e PSD-së ndaj pushtetit nuk janë amnisti për qeverinë, por tregues i seriozitetit dhe përkushtimit të deputetëve të saj.

“Për ata pajtohem edhe me bindje të plotë. Thënë që dëshira ime është që PSD-ja, ata gjashtë deputetë t’i shoh në Kuvendin e Kosovës. Ky pushtet i Albin Kurtit nuk rrëzohet ndryshe përveç me një opozitë aktive dhe energjike”, ka shtuar Dakaj.

Dakaj vlerëson gjithashtu se opozita e vogël e PSD-së, edhe pse me gjashtë persona, po tregon se mund të jetë më e fortë dhe më efektive në Kuvend sesa opozita e mëparshme.

“Fundja edhe kanë fushatën aktive edhe po duket që e kanë shumë sinqertë respekt për gjithë këtë të PSD-së, por për mua meritojnë edhe kisha pas shumë dëshirë me i pa në Kuvend edhe jam i bindun që ndoshta kjo kishte qenë opozitë shumë më e fortë sesa komplet blloku opozitar që e kemi pas deri tash”, përfundoi Dakaj./Gazeta Infokus/

 

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy