Lajme

Shkatërrohet një tjetër laborator droge në veri

Autori: Islam Morina 18:34 | 19 April 2022

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është shkatërruar edhe një laborator i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit.

Ai ka njoftuar se janë konfiskuar mbi 2000 fije kanabis dhe janë arrestuar 3 shtetas të Sebrisë dhe një serb i Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

-Advertisement-

Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cënojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera