Sport

Shikoni sa e bukur është hendbollistja më e mirë e vitit në Kosovë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 22 January 2019

Federata e Hendbollit e Kosovës të hënën e ka bërë zgjedhjen e individëve dhe të klubeve më të mira të vitit 2018.

Në një atmosferë të mirë dhe në praninë e shumë mysafirëve kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraqini, i ka falënderuar të gjithë hendbollistët, hendbollistet dhe punëtorët e këtij sporti për angazhimin tyre në vitin 2018.

Epiteti i “Hendbollistes më të Mirë për Vitin 2018” i ka takuar lojtares së Istogut Elma Kameri, me të cilën skuadër ajo ka kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Challenge Cup, raporton Zëri.

-Advertisement-

Pas marrjes së çmimit të “Hendbollistes më të Mirë të Kosovës” Elma Kameri i tha gazetës “Zëri” se është e lumtur për të arriturat e saj në vitin 2018.

“Viti 2018 ka qenë një vit shumë i suksesshëm si për ne si ekip, po ashtu edhe për Përfaqësuesen e Kosovës pas fitoreve ndaj Gjeorgjisë dhe të Izraelit, si edhe për ekipin pasi në dy ndeshje i kemi mundur italianet. Për mua është nder i madh që të jem në mesin e hendbollisteve më të mira të Kosovës”, tha Kameri.

Përveq talentit të saj në parket, Elma është e njohur edhe për format trupore të përkryera.

Më poshtë, mund t’i shihni disa nga fotografitë më të ‘nxehta’ të sportistes nga Gjakova.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera