Kulturë

“Shërbëtori i Popullit”, të gjithë duan të shohin serialin ku luan Zelensky

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 05 March 2022

Volodymir Zelensky është emri më i lakuar dhe më i dashur në të gjithë botën për shkak të rezistencës që po i bën ushtrisë ruse që ka hyrë me dhunë në Ukrainë.

Ditët e fundit, shumë rrjete globale televizionesh kanë blerë të drejtën e transmetimit të serialit “Shërbëtori i Popullit”, aktor kryesor i të cilit është vetë presidenti ukrainas.

Ish-komediani Volodymyr Zelensky luan rolin e Vasiliy Petrovich Goloborodko në këtë serial, një mësues i shkollës, që kandidon për president pasi videoja e një studenti ku ai denonconte korrupsionin në Ukrainë u bë virale.

-Advertisement-

Filmi në Ukrainë, u shfaq për tre sezone radhazi, por tashmë interesi është shtuar për shkak se Zelensky është bërë simboli i rezistencës kundër Rusisë./a2cnn

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera