SHBA e analizon me “seriozitet” kërcënimin bërthamor të Putinit
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 23 September 2022
Shtetet e Bashkuara janë duke analizuar me “seriozitet” kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorim të armëve bërthamore për të mbrojtur rajonet në Ukrainë, ka thënë John Kirby, zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndryshuar “pozicionin strategjik parandalues”, dhe se Putin ka folur në mënyrë të papërgjegjshme.
Të mërkurën, lideri rus ka paralajmëruar se shteti i tij do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të mbrojtur territorin e vet.
Kjo deklaratë ka ardhur teksa rajonet ukrainase, që kontrollohen pjesërisht nga forcat ushtarake ruse, kanë nisur të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë.
Ukraina dhe aleatët e saj i kanë konsideruar këto votime si mashtruese, dhe se përmes tyre Rusia po synon të fitojë legjitimitet.
“Është precedent i rrezikshëm për Putinin që të përdorë këtë lloj retorike në kontekstin e një lufte që është duke e humbur brenda Ukrainës”, ka thënë Kirby për transmetuesin britanik, BBC.
“Ne duhet t’i trajtojmë këto rreziqe me seriozitet. Ne kemi qenë duke kryer monitorime, aq sa kemi mundur, për të parë kapacitetet e tij bërthamore, dhe mund të them se ne nuk shohim ndonjë indikacion që duhet të ndryshojmë pozicionin tonë parandalues në këtë pikë”.
Ai i ka konsideruar planet e presidentit të Rusisë për aneksim të disa pjesëve të Ukrainës si “asgjë më shumë sesa manovrime të Putinit që të tentojë sërish, përmes politikës dhe çështje zgjedhore, të fitojë atë që nuk po mundet përmes mjeteve ushtarake”.
“Mirëpo nuk do të funksionojë”, ka thënë ai.
“Askush nuk do t’i njohë ato. Ajo çfarë duhet të ndodhë është që Putin të largohet nga Ukraina. Ai duhet t’i japë fund kësaj lufte”.
Presidenti Putin, ka shpallur më 21 shtator mobilizim të pjesshëm të rezervistëve ushtarakë për luftën në Ukrainë.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë në një intervistë televizive se do të mobilizohen 300.000 rezervistë me përvojë përkatëse ushtarake.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Të tjera
-
Zelensky: Rusia po përgatit ofensivë të madhe
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgati...
-
Zyrtarja e lartë amerikane mbërrinë në Ksoovë, pritet nga Ambasadori Hovenier
Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen,...
-
Kurti: Për katër vjet krijuam 87 mijë vende të reja pune, buxhetin e rritëm për 1 miliard
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot teksa ka folur për skemën e re të as...
-
Merr fund gjithçka, Ballkani kampion për herë të tretë
Skuadra nga Suhareka, Ballkani, edhe matematikisht është shpallur kampion i s...
-
Dokumenti që pretendon se Durmishi dëshmoi në policinë serbe, reagon ish-komandanti në UÇK-së
Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka reaguar lidhur me një “dokument”...
-
Jake Sullivan viziton në fundjavë Arabinë Saudite dhe Izraelin Këshill
tari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan udhëton të sht...
-
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija k...
-
Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së
Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, bashkë me deput...
-
Poloni: Një 13 vjeçare lind fëmijën gjatë një udhëtimi shkollor
Në Poloni, një nxënëse 13-vjeçare lindi fëmijën në tualet gjatë një udhëtimi ...
-
Komandanti i KFOR-it: Shtuam një mijë trupa sepse ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cënuan sigurinë e rajonit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një ngjarje të mbajtur sot ...
-
Profesori Mazllum Baraliu: Evropa u turpërua me Kosovën
Mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po konsiderohet si shumë e d...
-
Këshilltari i Bislimit: Serbia kalon pa u ndëshkuar, Kosova po penalizohet në vazhdimësi nga aleatët e saj
Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë s...