Lajme

Shala: Asnjëherë s’kam luftuar kundër civilëve, nëse këtu ka pak drejtësi, më shpallni të pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 22 February 2023

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, ka filluar gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte.

Shala në fjalën e tij i ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij.

Ai është deklaruar i pafajshëm, teksa shtoi se të njëjtat akuza janë të panjohura për të.

-Advertisement-

“Unë qëndroj këtu përballë jush që t’iu them se e respektoj drejtësinë, nuk i iki asaj. Asnjëherë në jetën time nuk e kam bërë atë për të cilën akuzohem. Këto janë të panjohura për mua. Kam qenë vetëm një luftëtar që kam luftuar për lirinë e vendit tim dhe popullit tim, asgjë më shumë as më pak. Kam luftuar kundër një makinerie të policisë ushtarake por kurrë kundër civilëve, asnjëherë. Nëse është qëllimi i këtij institucioni të më dënoni pse kam luftuar për lirinë e vendit, popullit tim, në rregull, por jo në këtë mënyrë të njollosem, nuk janë metodat tona, as e imja . Ne nuk kemi luftuar kundër civilëve dhe s’kemi pasur të bëjmë asgjë. Këto akuza që më ngritën janë të panjohura”, ka thënë ai.

“Nuk jam i edukuar për ta fyer askënd. Jetoj që 25 vjet apo gjysmë shekulli në Belgjikë, shtet demokratik. Detyra e prokurorit aty ku jetoj është që të hulumtojë, t’i paraqesë provat, në asnjë mënyrë t’i sajojë. Sa i përket Dhomave të Specializuara nuk e kam përkrahur asnjëherë por deshi fati të jem para jush. Nëse këtu ka vetëm pak drejtësi është që të më shpallni të pafajshëm. Dua t’iu them qartë dhe pa asnjë dyshim se jam plotësisht i pafajshëm për të gjitha akuzat që mu kanë bërë”, shtoi Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera