Scholz do të vizitojë Serbinë më 10 qershor
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 23 May 2022
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në qershor.
Media gjermane DW me anë të burimeve të saja ka raportuar se Scholz do të vizitojë Serbinë nga 10 qershori. Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën e kaluar në një konferencë para gazetarëve ka thënë se Scholz mund ta vizitojë Serbinë më 12 dhe 13 qershor.
Klan Kosova, ditë më parë kishte raportuar se Scholz do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, por datat nuk ishin bërë të ditura.
“Unë udhëtoj për vizitë në rajon me premtimin e qartë në bagazh se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian”,tha Scholz, gjatë fjalimit në Bundestag (Parlamenti i Gjermanisë), para katër ditëve.
Kreu i shtetit më të fuqishëm të Bashkimit Evropian, ka shtuar se tashmë është koha që Brukseli të ketë angazhim të shtuar për anëtarësimit të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi në Unionin që ka 27 vende anëtare.
“BE-ja tani duhet të kryej punë karshi Ballkanit Perëndimor. Unë po angazhohem, duke udhëhequr bisedime e duke bërë hapa që të arrihet qëllimi dhe që brenda BE-së të hiqen pengesat e fundit nga rruga. Ne do ta ringjallim të ashtuquajturin “Proces i Berlinit” i cili forcon bashkëpunimin rajonal të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”
“Mbajtja e premtimeve nga ana jonë për ta nuk është çështje vetëm e besimit tonë, por sot më shumë se kurrë më parë qëndron integrimi i tyre në interesin tonë strategjik. Nuk bëhet fjalë vetëm për sigurinë e atij rajoni ku fuqi të jashtme duan të shtrijnë ndikimin e tyre siç është Rusia, por çështja është se pa një Ballkan Perëndimor evropian e stabil, as vetë ne nuk mund të kemi stabilitet”, sqaroi kancelari.
Një vizitë e tillë ishte paralajmëruar nga Scholz në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti në Berlin, më 4 maj./DW
Të tjera
-
Thirrja e Përparim Ramës: Mos dilni, qëndroni në shtëpi
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rreshjeve të ...
-
Dita bëhet natë – shi, breshër dhe erëra të fuqishme “pushtojnë” Prishtinën
Prishtina është errësuar si pasojë e shiut, erërave e shtrëngatave që po vazh...
-
Konfirmohet vde kja e një personi në aksidentin e Mitrovicës
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të ...
-
Presidentja Osmani priti sot në takim ambasadorin britanik, e falënderon për mbështetjen në fushën e mbrojtjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbr...
-
Bie breshër e shi i madh në Drenas
Pas temperaturave tejet të larta ditëve të fundit në Kosovë, sot pasdite në s...
-
E rëndë: Një tjetër aksident me fatalitet, vdes motoristi pasi u ndesh me një veturë në Mitrovicë
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një veture, mot...
-
Gjashtë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllagrazhd të Suharekës
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në...
-
Vd es në QKUK shoferi i lënduar rëndë nga aksidenti i mbrëmshëm mes 5 veturave në Fushë Kosovë
Mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një aksident trafiku mjaft i rëndë mes pesë ve...
-
Rama njofton për një festival të ri me Vespa në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 sh...
-
Temperaturat e larta nuk i ndalin haxhilerët kosovarë që të vizitojnë vendet historike në Medinë
Sot, haxhilerët kosovarë, të prirë nga udhëheqësit e tyre, vizituan vendet hi...
-
“Partneri i jonë i kahershëm, Kosova”: Këshilltari i Lartë ushtarak amerikan viziton trupat e Gardës së Iowa-s në KFOR
“Partneri jon i kahershëm, Kosova”, thotë Këshilltari i Lartë ushtarak në Gar...
-
Kosovarët më të rinjt në Evropë, 31 vjet mosha mesatare
Kosovarët, për nga mosha mesatare, janë më të rinjtë në evropë, ndërsa kroatë...