Lajme

Rusia planifikon të rrethojë edhe këtë qytet të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 07 March 2022

Rusia po shton burime për të “rrethuar” qytetin e Dnipros në Ukrainën qendrore, tha Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, shkruan CNN, raporton Gazeta Infokus.

Ai përmes një postim në “Facebook”, ka thënë se komandat e forcave ruse po zhvendosin fokusin e saj në Jug.

“Komanda e forcave pushtuese ruse po e zhvendos fokusin e saj në Jug, duke u përpjekur t’i privojë Ukrainës hyrjen në Detet e Zi dhe Azov, të cilat, sipas mendimit të tyre, do të krijojnë kushte për shtypjen ekonomike të Rezistencës së Ukrainës. Armiku nuk heq dorë nga shpresat për të kapur Kievin dhe shton burime për të rrethuar Dnipron”, vazhdoi ai, duke shtuar se plani i Rusisë ishte të “rrethonte qytetet kryesore, të zhdukte Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe të krijonte një situatë katastrofe humanitare për civilët“, thuhet në postimin nga Danilov./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera