Rusia hedh poshtë akuzat e Moldavisë, Serbia thotë se nuk ishte e informuar
Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 14 February 2023
Rusia, të martën, më 14 shkurt, hodhi poshtë akuzat e presidentes së Moldavisë se Moska po planifikonte të destabilizonte ish-Republikën sovjetike, ndërsa ministri i Jashtëm i Serbisë tha se ata nuk janë të informuar për ndonjë plan për përmbysje.
Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu njoftoi në një konferencë për shtyp, të hënën, më 13 shkurt, se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdor këtë në luftën kundër Ukrainës.
Në këtë kontekst ajo përmendi shtetasit e Serbisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Rusisë.
“Pretendimet e tilla janë krejtësisht të pabaza dhe të pavërtetuara”, tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme ruse, raporton Reuters.
Rusia ka fajësuar Ukrainën për nxitjen e tensioneve midis Rusisë dhe Moldavisë, duke thënë se Kievi po përpiqet ta tërheqë Moldavinë “në një konfrontim të rëndë me Rusinë”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka mohuar deklaratën e presidentes së Moldavisë lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të qytetarëve serbë në aksione subversive në atë vend.
“Kërkojmë që autoritetet e Moldavisë të japin urgjentisht të gjitha informacionet që kanë, sepse deri më tash nuk kemi marrë një njoftim të tillë nga Moldavia”, transmeton N1 deklaratën e Daçiqit.
Ai theksoi se Serbia nuk do të lejojë dëmtimin e reputacionit dhe interesave të vendit, si dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Moldavisë.
Në të njëjtën ditë kur presidentja e Moldavisë mbajti konferencën për media, një grup prej 12 tifozësh të Partizanit nga Serbia u ndaluan në aeroportin e Kishinevit, pasi nuk u lejuan të hynin në Moldavi, raporton N1.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha javën e kaluar se vendi i tij kishte zbuluar një plan të inteligjencës ruse “për shkatërrimin e Moldavisë”.
Pak ditë më vonë, kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gravrilita dha dorëheqjen.
Presidentja Sundu, vendi i së cilës kufizohet me Ukrainën, ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për qëllimet e Rusisë dhe praninë e trupave ruse në rajonin separatist Transnistria./rel
Të tjera
-
Politikani serb padit vendin e tij për krimẹt e kryera në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes Qytetare në Serbi “Odgovor”, Boban Bogdanoviç, ka nisur n...
-
Ministri i jashtëm i Shqipërisë në KiE: Kosova të përmbushë zotimet, Kie ta korrigjojë gabimin
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, shfrytëzoi fjalën e tij në sesi...
-
Gërvalla: Pas mbledhjes së sotme në KiE oferta e Kosovës e humbi relevancën
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se oferta e djeshme ...
-
Zv. ambasadori i SHBA-së në OKB: Rezoluta për Srebrenicën është sinjal për gjitha kombet që e përjetuan gjenocidin
Zëvendës ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara Robert Ëood tha se rezolu...
-
Vuçiqi e pret Dodikun në zyrën e tij në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Beograd presidentin ...
-
Zëdhënësi i BE-së: Draft-statuti për Asociacionin nuk dihet a përputhet me Marrëveshjet 2013-2015
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka komentuar draft-statutin e Ko...
-
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës
Kryesuesja e deritashme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Do...
-
Presidentja Osmani reagon e para: Do të hyjmë në KiE, është çështje kohe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Minis...
-
Shkëlqim Devolli vazhdon takimet në Kongres: Bashkëpunimi ekonomik rrit miqësinë Kosovë – SHBA
Kongresisti demokrat nga California, Jimmy Panetta, si dhe kongresistët repub...
-
Kurti i uron miqtë norvegjezë për ditën e kushtetutës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Norvegjinë me rastin e Ditës s...
-
Ushtrimet “Efes 24” në Izmir të Turqisë, fotografi të ushtarëve të Kosovës nga trajnimi
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga ushtrimet “Efes 24” që...
-
Nagavci kërkon bashkëpunimin e komunave për ndërtimin e çerdheve të reja
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se kanë siguruar buxhetin për ...