Lajme

Rrokulliset një veturë në Gurrakoc të Istogut, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 29 April 2024

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Kështu tha për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova tha se në këtë vetaksident është rrokullisur një veturë.

-Advertisement-

“Rasti ka ndodhur rreth orës 06:45. Personi i lënduar është dërguar në QKMF në Istog për tretman mjekësor”, tha Rugova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera