Lajme

Rritet numri i kërkesave për azil në BE

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 28 June 2022

Bashkimi Evropian ka pranuar 648,000 aplikacione vitin e kaluar për mbrojtje ndërkombëtare, ka thënë Agjencia e BE-së për Azil të martën.

Kjo shifër është më e lartë për një të tretën e asaj të vitit 2020.

Afganët dhe sirianët përbëjnë grupet më të mëdha të aplikantëve.

-Advertisement-

Përveç kësaj, blloku evropian ka pranuar rreth 3.4 milionë kërkesa për mbrojtje të përkohshme nga personat që i kanë ikur luftës së Rusisë në Ukrainë.

Agjencia e BE-së ka thënë se në tërësi rreth gjashtë milionë njerëz i kanë ikur pushtimit rus, ndonëse një prej e tyre janë rikthyer në Ukrainë.

Sirianët kanë bërë rreth 117,00 aplikacione ndërsa afganët 102,000, të përcjellë nga shtetasit e Irakut, Pakistanit, Turqisë dhe Bangladeshit.

Destinacionet e tyre kyçe janë: Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.

Gjysma e të gjithë aplikanëve kanë qenë të grup-moshës 18-34, dhe rreth 70 për qind e tyre janë burra.

BE-ja ka thënë se u ka pranuar kërkesat për azil apo mbrojtje 185,000 njerëzve.

Banorët e Eritresë kanë pasur shkallën më të lartë të pranueshmërisë – 81 për qind – derisa banorët e Gjeorgjisë shkallën më të ulët – tre për qind.

Rreth 770,000 vendime janë ende në pritje, ka thënë agjencia./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera