Rritet çmimi i naftës dhe benzinës
Autori: Gazeta inFokus
16:22 | 08 Shtator 2018
3,3 për qind u shtrenjtuan karburantet në tremujorin e dytë të vitit sipas Bankës së Shqipërisë. Vlera më lartë u arrit në qershor ku nafta dhe benzina u tregtuan me rritje 5,6 për qind.
Banka qendrore thotë se rritjet në tregun vendas janë ndikuar nga rritja e çmimeve në tregun botëror, por në fakt prej vitesh në Shqipëri në çdo sezon veror karburantet shtrenjtohen.
Shqipëria ka një barrë të lartë fiskale për tregtimin e naftës dhe benzinës, madje në 2017 edhe gazit të lëngshëm që përdoret për automjete i është vendosur akcizë, raporton TCH.
Mbi 60 për qind e çmimit të karburanteve që blejnë qytetarët shqiptarë përbëhet nga taksat. Përveç taksave buxhetore në çmim janë përfshirë dhe tarifa që i marrin koncesionarët privatë, si ai për shërbimin e skanimit apo markimit të karburanteve.
Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.
Këtyre katër taksave që shkon në buxhet u shtohen dy tarifa shërbimesh që paguhen për koncesionarët privatë. 1 lekë për litër për markimin e karburanteve dhe 1,4 lek për litër për koncesionin e markimit. Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është 20 për qind e çmimit final ose rreth 30 lekë për litër.
Një litër naftë sot në Tiranë tregtohej me mbi afro 180 lekë për litër nga të cilat rreth 110 lekë janë taksa.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...






























