Fokus

Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 24 December 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjëherë më parë, historinë e jetës së saj, shkruan Gazeta Infokus.

Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, Dumoshi me lot në sy ka treguar se çfarë i tha babai i saj para se të ndërronte jetë.

“Faktikisht unë kam qenë e pandashme me të , ditën e fundit ai kërkojë një fotografi timen të cilën unë e kisha në një karton edhe ka qenë 31 gushti ka qenë një i nxehtë i paparë edhe i tha nanës sime, Shqipe flladitëm me fotografinë e Vlorës, e pyti nana pse bash të Vlorës, ai i tha e kom letërnjoftim të shpirtit, ai ka qenë shumë i dashtun edhe dashnia na mbanë kutimi na mbanë”, është shprehur Dumoshi me shumë emocione.

-Advertisement-

Ndryshe ajo ka shtuar se plaga e ikja e një prindi nga jetë asnjëherë nuk është e shërueshme.

“Emocione ka pas shumë dashni ka pas shumë kur ki dashni edhe emocionalisht pastaj je ma e brisht je ma e dhimbshme. Plaga, ikja e prindit asnjëherë nuk është e shërueshme, por njeri duron, duron atë thellësinë e vet të shpirtit se shpirti nuk shërohet. Unë mendoj që sendet shpirtërore kur diçka dhemb shumë ajo mbetet aty mujna me duru edhe me jetu me durimin e asaj dhimbje por mu shëru asnjëherë’, ka thënë deputetja në emisionin ‘Podcast me Shkelzen Dakaj”, e që është prodhim i Gazetës Infokus.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera