Lajme

Rregullat strikte të mbretëreshës së Jordanisë për fëmijët e saj

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 17 October 2020

Në atë familje jetojnë mbretër dhe princër, por e zonja e shtëpisë mbretëreshë Rania e Jordanisë ka vënë rregulla strikte kur bëhet fjalë për fëmijët.

Ata nuk duhet të ndihen aspak të privilegjuar që kanë lindur në një familje mbretërore, ndaj për princat dhe princeshat e shtëpisë jetesa në familje është njësoj si e moshatarëve të tyre.

Në një intervistë të dhënë për Ophrah Winfrey. Mbretëresha e Jordanisë, Rania kur u pyet nga moderatorja, se si i ka rritut dhe edukuar ajo fëmijët e saj si princër dhe princesha; përgjigja e Ranias habiti jo pak publikun.

-Advertisement-

Këto janë rregullat që ajo ka vënë:

– Shërbëtorëve u ndalohet të hyjnë në dhomat e fëmijëve të mi, t’i rregullojnë ato ose të lajnë enët e tyre,

– Është e ndaluar të kërkosh nga shërbëtorët një gotë ujë ose lëng,

– Ata duhet të shërbehen vetë,

– Ata rregullojnë dhomat dhe lodrat e tyre, lajnë enët dhe i shërbejnë vetes së tyre,

– Lojërat ose dhuratat janë gjithashtu të ndaluara, përveç në Bajramet dhe ditëlindjet e tyre,

– U është bërë me dije se suksesi i tyre në shkollë dhe studime është vetëm për të mirën e tyre,

– Është fatkeqësi që një djalë të rritet në shtëpi i varur nga gruaja, nëna ose motrat!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera