Lajme

Rrëfimi i britanikut që më 1998 alarmoi botën për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 28 April 2024

Londër, 1998.

Vaughan Smith sapo ishte kthyer në Londër nga Kuba. Rrugën nga aeroporti për në shtëpi, ai vendosi ta bënte me një taksi.

Shofer, rastësisht qëlloi të ishte një shqiptar nga Kosova.

-Advertisement-

Rrugëtimi i zakonshëm, do të shndërrohej në një ngjarje të jashtëzakonshme, e cila më pas do ta sillte në Kosovë gazetarin Vaughan Smith.

26 vjet pas, Smith është rikthyer përsëri në Prishtinë. Historia e vitit 1998, i qëndron akoma e freskët në mendje.

Vaughan Smith – Gazetar britanik i luftës në Kosovë

(00:32 – 02:05)

“Unë isha një gazetar me bazë në Londër, për shumë vite. Unë sapo isha kthyer nga Kuba, sepse Papa e kishte viziuar Kubën. Morra një taksi nga aeroporti për në shtëpinë time në Londër. Dhe shoferi i taksisë ishte shqiptar, emri i tij është Pleurat Sejdiu. Dhe ne nisëm të flasim. Unë isha i martuar me një grua nga Sarajeva, një grua boshnjake nga Sarajeva. Dhe ai më dëgjoi duke folur në gjuhën boshnjake me gruan time në telefon, duke i thënë që jam rikthyer, jam rrugës për në shtëpi dhe ai u kthye: Ju flisni gjuhën boshnjake? Unë them po dhe ne filluam të flasim. Ai thotë ju duhet të shikoni Kosovëm, gjërat “janë duke u nxehur” në Kosovë dhe atje është një lëvizje guerile, e cila nga ajo që kemi kuptuar e ka emrin UCK. Në përgjithësi, isha i njohur me situatën në Kosovë. E kam pasur një shok që ka qenë këtu më 1993 dhe kishte parë abuzimin që serbët po bënin ndaj civilëve. Pastaj shfaqjen e rezistencës paqësore, shfaqjen e hershme të një rezistence të mundshme ushtarake, por qartazi një lëvizje rezistente jo e dhunshme. Kështu, që morra një fluturim pak javë më vonë, mbase dy javë më vonë, për në Prishtinë, sepse u njoftova se atje po ndodhnin disa demonstrata, në fund të shkurtit. Dhe unë mbërrita në kohë”

Kur mbërriti në Kosovë, Smith nisi menjëherë punën.

(pamje të sulmit ndaj familjes Jashari)

Këto pamje ekskluzive të sulmit të forcave serbe ndaj familjes Jashari, u realizuan nga vet Vaughan Smith.

Kështu, ai u bë pjesë e historisë, si një prej pak dëshmitarëve të gjallë të këtij krimi makabër.

Vaughan Smith – Gazetar britanik i luftës në Kosovë

(02:15 – 02:55)

“Pastaj unë dëgjova për në fshat të vogël, të quajtur Prekaz, Skënderaj. Atje ishte një sulm që po ndodhte. Kështu që unë shkova atje me një gazetar të BBC-së dhe një shok timin, Keny Broën, i cili po më ndihmonte, ai tash punon për të njëjtën agjenci të cilën unë e udhëheqi. Dhe ne shkuam atje, ne shkuam për të qëndruar dy ditë. Në ditën e dytë unë shkova atje ku mund të shihnim tym. Është sikur kur ju jeni duke e ngjitur një kodër dhe ju mbërrini atje ku ju mendoni se është maja, pastaj është një kodër tjetër, ju mbërrini atje ku është maja…dhe ishte kështu dicka. Dhe papritur mbërritën në maje”

 

Nga lart ai pa gjithë tmerrin.

Një pjesë filmimeve të Vaughan Smith vetëm pak orë pas ngjarjes do të transmetoheshin në BBC.

Bota u alarmua.

Vaughan Smith – Gazetar britanik i luftës në Kosovë

(02:58 – 04:10)

“Unë mund t’i shihja shtëpitë në Prekaz duke u sulmuar. Vecanërisht unë e mbaj mend një imazh të një mjeti ushtarak duke përplasur një nga shtëpitë në Prekaz. Shumica e këtyre shtëpive u dogjën gjithashtu. Dhe rezultoi që këto automjete në fakt ishin marrë nga ushtria holandeze në Srebrenicë, e cila sigurisht ishte masakra e madhe e myslimanëve të Bosnjes përgjatë luftës së kryer nga serbët. Kështu që serbët i kishim marrë këto mjete dhe po i përdornin në Prekaz. Në atë kohë nuk e kam kuptuar se sa i rëndësishëm ishte Prekazi për shqiptarët në Kosovë, në fakt u bë jashtëzakonisht i rëndësishëm tek shqiptarët gjithandej botës. Dhe unë nuk e kam kuptuar në atë kohë se sa e rëndësishme ajo ngjarje do të bëhej. Por, për shkak se e filmova këtë masakër, unë jam një nga pak dëshmitarët e mbijetuar të saj. Për shkak se kisha mundësinë që ta filmoja atë dhe ajo u shfaq në “BBC Neës”, morri një rëndësi të konsiderueshme”

Në gjithë këtë ngjarje, gazetari britanik për pak i shpëtoi më të keqes.

Një plumb e goditi atë.

Vaughan Smith – Gazetar britanik i luftës në Kosovë

(07:15 – 07:52)

“Unë e dija që jam goditur nga plumbi. Por ndjeva shumë pak dhimbje. Dhe… Unë isha duke vrapuar në tentim për t’u larguar, kështu që nuk po mendoja për të. Sigurisht plumbi më inkurajoj që të largohem pak më shpejtë. Por tek më vonë, kur unë desha që ta telefonoj gruan time boshnjake, kur unë e morra telefonin e pashë që telefoni nuk po punonte sepse e kishte një plumb brenda. Gjithashtu (plumbi) kishte depërtuar përmes disa markave gjermane që i kisha me vete”

Masakra ndaj familjes Jashari, është filmimi kryesor të cilin Smith e realizoi në Kosovë.

Por, ky nuk ishte ekskluziviteti i vetëm.

Ai realizoi një intervistë me komandantin Fehmi Lladrovci, pak ditë para rënies heroike të tij.

Vaughan Smith – Gazetar britanik i luftës në Kosovë

(08:14 – 09:24)

“Unë e kam intervistuar Fehmi Lladrovcin me Jeta Xharrën dhe korospodentin e BBC-së, David L… Arsyeja që kisha mundësinë që të flisja me anëtarë të UCK-së ishte për shkak të kësaj storie që unë isha goditur në telefon, ajo ngjarje zhbllokoi gjithcka. Unë fillova të flas me UCK-në. Neve na u tha se ne do ta realizonim intervistën e parë me një anëta të UCK-së pa maskë. Ata (anëtarët e UCK-së) ishin intervistuar më parë me maska dhe ne sigurisht se donim dicka pa maskë. Ne shkuam në një vend në Drenas dhe njeriu që ne e intervistuam e hoqi maskën, dhe kishte mustaqe të mëdha. Pseudonimi i tij ishte “Mustaqja”. Kështu që ne e dinim vetëm që e kishim takuar dikë të quajtur “Mustaqja”, ne nuk e dinim që ky në fakt ishte Fehmi Lladrovci. Ky takim ndodhi pak pas Prekazit. Ai na dha neve një intervistë të mirë dhe ishim vërtetë të nderuar ta kishim atë”

Vaughan Smith vazhdon ta ruaj një lidhje të vecantë me Kosovën. Prandaj, në Kosovë, tani vie shpesh.

Njëjtë ka bërë edhe këtë vit, duke prezantuar një dokumentar të realizuar për masakrën ndaj familjes Deliu, në Arbri të Epërme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera