Lajme

Rrahu dy motrat e tij, policia arreston burrin nga Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 23 March 2023

Një person është arrestuar të mërkurën në Ferizaj, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj dy motrave të tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, i dyshuari u ka shkaktuar viktimave edhe lëndime të lehta trupore.

Gjithashtu, Policia e Kosovës njofton se palët e përfshirja janë intervistuar.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura ndaj dy viktimave femra kosovare-motrave të tij. Palët e përfshira pasi janë intervistuar, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera