Lajme

Rrahje mes nxënëseve në shkollën e Lipjanit, përfundojnë në Polici pesë 15-vjeçarë

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 02 June 2022

Jo rrallëherë ndodhin përleshje në hapësirat e shkollës, apo edhe jashtë saj, ku në shumicën e këtyre rasteve janë të përfshirë nxënësit. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në shkollën fillore “Ibrahim Banushi”, të fshatit Shalë, në Lipjan.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje që kishin pasur para një ditë, jashtë shkollës.

Konflikti verbal që patën dje, vazhdoi edhe sot, ku kaloi në konflikt fizik, me ç’rast pesë nxënës u përleshën, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime trupore.

-Advertisement-

Burimet thonë se drejtoria e shkollës u detyrua ta njoftojë Policinë që të intervenojnë në këtë rast. Njësia policore që doli në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar të dyshuarit në stacion policor, ku janë intervistuar si të dyshuar për “sulm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera