Lajme

Rrah bashkëshorten, këto janë masat e ndërmarra ndaj tij

Autori: Islam Morina 09:36 | 04 June 2022

Një person nga Prizreni, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar asaj lëndime të lehta trupore.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore, ku mjeku ka konstatuar se ajo ka pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet.

-Advertisement-

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas mjekut kujdestar viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera