Rozë

Rikthehet “Jumanji”

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 20 June 2017

Jack Black e kishte shumë të lehtë të vinte në lojë kafshët-lodër në seancën fotografike për filmin e ri “Jumanji”.

Atyre të vërteta, do tu kishte qëndruar larg. Në eventin promocional të filmit të ri që ndjek gjurmët e aventurës së 1995-tës me të ndjerin Robin Williams, në krah të Black ishte dhe aktori tjetër protagonist, i njohur dhe si këngëtar, Nick Jonas.

“Nuk arrita ta shoh filmin kur doli në kinema në 1995-ën, asokohet isha i zënë me gjëra të tjera. Por e kam parë më vonë dhe mu duk i jashtëzkonshëm; i ka të gjitha të përzjera bashkë shumë bukur-aksionin, aventurën dhe komedinë. Robin Williams është thjesht gjeni dhe atje ka qënë në kulmin e vet”,  është shprehur Nick Jonas.

-Advertisement-

Xhirimet e “Jumanji-Mirësevini në xhungël” janë realizuar në Hauai. Kasti i aktorëve përmban edhe emra të tjerë të njohur duke nisur nga Dwayne Johnson, Karen Gillan e “gardianëve të galaksisë” dhe komediani Kevni Hart. Lojën e lashtë e të rrezikshme këtë herë e zbulojnë katër adoleshente ndërsa po pastronin bodrumin e shkollës.

Ajo i tërheq e i dërgon në mes të xhunglës dhe ëktu nis dhe aventura. Në kinematë botërore filmi do të shfaqet në muajin dhjetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera