Lajme

Rezultatet për drejtorë në katër Klinika të QKUK-së, Ndrejaj i pari në Gjinekologji, Nuraj në Urologji…

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 13 July 2022

Në Qendrën Klinike Universitare janë shpallur rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve për drejtorë në katër njësi.

Në konkursin për drejtor të Klinikës së Gjinekologjisë kanë kandiduar tre specialistë, Jakup Ismajli i cili e ka udhëhequr këtë klinikë për një mandat, Atdhe Keqa dhe Zef Ndrejaj.

Ismajli ka rezultuar në test me 35.7 pikë, Keqa me 43.75 dhe Ndrejaj në pozitën e parë me 54.25 pikë.

-Advertisement-

Edhe në Klinikën e Urologjisë pozitës së drejtorit ia kanë mësyrë tre urologë, Arbër Neziri, Petrit Nuraj i cili është ud. drejtor dhe Sabri Hyseni. Neziri ka dal nga testi me 40.95 pikë, Nuraj me 70 sosh dhe Hyseni me 68.25 pikë.

Në Klinikën e Alergologjisë kanë qenë dy kandidatë, Dukagjin Zogaj dhe Ramadan Seferi. Testit i është nënshtruar vetëm Zogaj, por i njëjti ka rezultuar me vetëm 19.5 pikë.

Testi është mbajtur edhe për pozitën e drejtorit të Instituteve Paraklinike ku kanë kandiduar Merita Bacaj, Arjeta Podrimaj-Bytyqi dhe Goneta Gashi. Në test ka hyrë vetëm Bacaj e cila ka rezultuar me 59.85 pikë. /Gazeta Shneta/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera