Rexhep Selimi kërkon të lirohet deri më 29 janar, shpreh gatishmërinë ta dorëzojë pasaportën e letërnjoftimin
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 07 January 2023
“10-shi i UÇK-së”, ish-deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka kërkuar sërish që të lirohet nga paraburgimi në Hagë, dhe në këtë formë t’i mundësohet mbrojtja në liri.Përmes avokatit të tij, Geoffrey Roberts, Selimi ka parashtuar edhe disa kushte të cilave është i gatshëm t’u përmbahet nëse i mundësohët lirimi nga paraburgimi.
Një nga këto kushte është edhe dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit, që i mundësojnë atij kalimin në një shtet tjetër.
“Z. Selimi dorëzon pasaportën e tij dhe çdo dokument tjetër të vlefshëm të udhëtimit te zyrtarët e autorizuar të KSK-së, duke përfshirë letërnjoftimin e tij të Kosovës që lejon udhëtimin në Shqipëri”, thotë avokati i Selimit.
Tutje, mbrojtja bën me dije se në shtëpinë e Selimit është edhe një dhomë ku të gjitha vizitat jofamiljare do të bëhen në prani të zyrtarit të Policisë së Kosovës.
“Në shtëpinë e z. Selimi është caktuar një dhomë e veçantë ku të gjitha vizitat jofamiljare do të bëhen në prani të zyrtarit të Policisë së Kosovës që ruan banesën, e cila gjithashtu do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes me video e cila do të regjistrojë ose transmetojë të gjitha takimet jofamiljare për shqyrtimin e menjëhershëm nga roja i caktuar si dhe për transmetim në Regjistër”, thotë tutje avokati i Selimit.
Avokati i Selimit tutje ka propozuar që lirimi i tij të bëhet deri më 29 janar, atëherë kur do të bëhet pajisja me deklaratat e paredaktuara të dëshmitarëve të mbrojtur të Prokurorisë./Lajmi.net
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...
-
Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruk...
-
Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja
Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa...
-
Mbi 2 mijë fëmijë lindën në mars, prijnë me numër meshkujt
Vetëm gjatë muajit mars, kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij...
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...