Lajme

Rëndësia e furnizimit të ushtrisë me prodhime vendore, takohen ministri Mehaj dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 28 January 2023

Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në kuadër të vizitave me institucionet e nivelit lokal si dhe atij qendror, zhvilloi takimin e radhës me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Skënder Krasniqi, me këtë rast tregoi gatishmërinë për të ofruar ndihmën dhe kontributin e nevojshëm për pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas njoftimit për media ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj theksoi se gjatë ditëve në vijim presin që kësaj iniciative që ka për qëllim ngritjen e mirëqenies së ushtarakëve t’i bashkohen edhe shumë biznese të tjera.

-Advertisement-

Gjatë këtij takimi, Dhoma e Tregtisë theksoi rëndësinë e furnizimit të ushtrisë me prodhime vendore duke përfshirë ushqime dhe veshmbathje, si dhe investimet në rritjen e kapaciteteve aktuale brenda vendit në drejtimet që shihen me interes për prodhim për nevoja të ushtrisë.

Pjesë e delegacionit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ishte edhe nënkryetari i Bordit Arsim Selmonmusaj dhe pronari i kompanisë Fatmir Zymberi nga KFC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera