Lajme

Remi tha se e kishte bashkëluftëtar në UÇK, por ja çfarë thoshte Kurti gjatë luftës

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 25 May 2021

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka thënë se Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Këtë gjë Remi e ka thënë kur është pyetur për deklaratën e Albin Kurtit të bërë pas darkës me Josep Borellin në Bruksel “për eleminimin e kriminelëve të luftës nga skena politike”.

Megjithatë vetë Kurti kishte thënë se nuk do ta kapte kurrë armën në dorë. Këtë deklaratë ai e ka dhënë në një dokumentar të realizuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, ku artistë e aktivistë të ndryshëm në Prishtinë flasin për luftën dhe paqen.

“Nuk mund të kesh një luftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj lufte. E keni parë Bosnjën, dhe e keni parë se është një nga luftërat më të tmerrshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vdekur. Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thotë Kurti në dokumentar. Ai thotë se beson në këtë filozofi të jo dhunës./Express/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera