Sport

Real Madridi shkatërron Espanyolin midis Barcelonës (VIDEO)

Autori: E.M 22:48 | 27 January 2019

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Espanyolit, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 22-të në La Ligan spanjolle, shkruan Gazeta inFokus.

Mbretërit e Madridit mposhtën Espanyolin më rezultat 4-2, në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Espanyolit në Barcelonë.

Golat për Los Balncos i realizuan Benzema 2x, Ramos dhe Bale, ndërsa për Espanyolin shënuan Baptistao dhe Rosales.

-Advertisement-

Pas kësaj fitore Real Madridi mbetet në pozitën e tretë por tani më 39 pikë, tri më shumë se Sevilla që pozicionohet e katërta, ndërsa Espanyoli renditet i 15-ti më 24 pikë./Gazeta inFokus/

https://youtu.be/GXkbScrjkAs?t=1

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera