Lajme

Reagon prap Hoti

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 19 May 2019

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se ka qenë vetëm në fillim të Kuvendit të Nëndegës kryesore të LDK’së në Mitrovicë. Ka thënë se në momentin e përleshjes mes anëtarëve të kësaj partie nuk ka qenë prezentë pavarësisht deklaratave të Kryetarit të Degës së Mitrovicës, Safet Kamberaj, i cili konfirmoi se Hoti ishte mbikëqyrës në këtë degë.

“Unë kam qenë vetëm në hapje të Kuvendit, mandej jam larguar”, ka shkruar Hoti, në një reagim të dytë pasi tha se s’ka qenë prezentë sot në Kuvendin e Degës së LDK’së në Mitrovicë.

“Sqarim: une nuk kam qene prezent ne ngjarjen qe po raportohet si perleshje ne kuvendin e nje nendege ne Mitrovice. Per te gjitha detajet, Kryesia e Deges se LDK-se ne Mitrovice do te njoftoje opinionin me nje deklatate publike”, ka shkruar Hoti, në një reagim në facebook.

-Advertisement-

Por, Kryetari i Degës së LDK’së, Safet Kamberi, ka konfirmuar se Avdullah Hoti ishte pjesë e Kuvendit ku pati rrahje në Mitrovicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera