Sport

Reagon Granit Xhaka pas kritikave të shumta nga tifozët e Arsenalit që i doli në mbrojtje Alioskit

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 24 November 2020

Pasditen e së shtunës Leedsi dhe Arsenali luajtën baras 0-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 9-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë kësaj ndeshje në minutën e 51’, sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe, goditi me kokë futbollistin me prejardhje shqiptare, Ezgjan Alioskin, dhe u ndëshkua me karton të kuq.

E pas përfundimit të takimit Alioski u mor edhe me Kieran Tierney, i cili e akuzonte reprezentuesin e Maqedonisë Veriore se stimuloi në rastin me Pepen.

-Advertisement-

Në mbrojtje Alioskit i doli Granit Xhaka, i cili me pas u kritikua shumë nga fansat e Arsenalit.

E pas këtyre kritikave ka reaguar edhe vet futbollisti prishtinas, i cili ka thënë se vetëm ka dashur ta parandalonte një incident të ri.

“E tëra që doja të bëja ishte të parandaloja një incident të ri. Unë reagova instinktivisht”, tha Xhaka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera