Reagim nga KEDS ndaj lajmit të rremë: Nuk ka reduktime për askënd
Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 10 January 2023
Disa media kosovare kanë keq informuar gjatë vikendit që gjoja reduktimet e energjisë elektrike fillojnë nga sot. “Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë”, ishte titulli i botuar në portale të ndryshme.
KEDS nuk kishte njoftuar që do të fillojnë reduktimet dhe as që kanë filluar ato. Punimet e planifikuara nuk guxojnë në asnjë rrethanë të interpretohen si reduktime. Sepse, në punime të planifikuara zakonisht përfshihet një numër shumë i vogël i konsumatorëve, ndërsa pjesa tjetër nuk ka kurrfarë ndërprerje. Pra, sot nga mbi 650 mijë konsumatorë, janë duke u furnizuar pa asnjë ndërprerje 99,99 për qind e tyre, ose vetëm 118 nga ta kanë ndërprerje të planifikuar për shkak të punimeve të domosdoshme, pasi dihet që nuk mund të intervenohet nën tension, e në asnjë rrethanë reduktime.
Në këto rrethana, lajmet e rreme, përpos që krijojnë frikë e konfuzion te qytetarët e vendit, ato e dëmtojnë edhe reputacionin e kompanisë.
Korporata i siguron të gjithë qytetarët e Kosovës që nëse vije deri tek përkeqësimi i situatës do t’i njoftojë me kohë dhe me transparencë të plotë. Me këtë rast bëjmë apel tek të gjithë qytetarët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, ndërsa kërkojmë nga të gjitha mediat që të japin ndihmesën e vet në lehtësimin e krizës, pasi vetëm të bashkuar të gjithë mund t’ia dalim më lehtë
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...
-
Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruk...
-
Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja
Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa...
-
Mbi 2 mijë fëmijë lindën në mars, prijnë me numër meshkujt
Vetëm gjatë muajit mars, kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij...
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...