Raportohet se SHBA-ja i ka vërejtur më herët shenjat e para të revoltës në Rusi

Autori: Gazeta inFokus
10:59 | 25 June 2023
Agjencitë amerikane të spiunimit kanë vërejtur shenja që një kohë se Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar rus Wagner, ka pasur synim të dalë kundër urdhëheqësisë ruse kah mesi i muajit qershor, ka raportuar e përditshmja amerikane Washington Post.
Gazeta tjetër amerikane New York Times, ka thënë se informacioni ka qenë edhe solid, por edhe alarmues.
Në orët e vona të së premtes, forcat e Prigozhinit janë larguar prej kampeve të tyre në Ukrainë dhe kanë hyrë në Rusi, duke e marrë kontrollin e qytetin jugor Rostov-on-Don, dhe më pas janë nisur drejt Moskës.
Papritur, avancimi është pezulluar në pasditen e së shtunës, dhe mediat ruse kanë thënë se trupat e Wagnerit do të kthehen në Ukrainë, ndërsa Prigozhin do të ikë në shtetin fqinj, Bjellorusi.
Kremlini ka thënë se nuk do ta ndjekë penalisht Prigozhinin dhe as pjesëtarët e armatosur të Wagnerit.
Times ka thënë se teksa zyrtarë amerikanë të inteligjencës e kanë zbuluar se Prigozhin është përgatitur për aksion ushtarak, ata kanë shprehur shqetësime për kaosin që do të mund të ndodhte në Rusi, shtet me arsenal të fuqishëm bërthamor.
Agjencitë amerikane besojnë se presidenti rus, Vladimir Putin është informuar të paktën një ditë më parë se Prigozhini – dikur aleat i tij i ngushtë – ka qenë duke organizuar rebelimin./REL

Të tjera
-
Besnik Bislimi ftohet në Prokurorinë Speciale për rastin e Faton Pecit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është ftuar nga Prokuroria Spe...
-
AP shkruan se Bujar Bukoshi ka vdekur në Gjermani – atje po trajtohej me ndihmën financiare të Shqipërisë
Bujar Bukoshi, ish-lider i pavarësisë së Kosovës i cili për cite të tëra e dr...
-
Kurti deklarohet për takimin e djeshëm me Hamzën, tregon çfarë u diskutua
Kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se gjatë takimit me kandidatin për k...
-
Kryetari i degës se LVV-së reagon pas gjuajtjes me vezë ndaj eskortës se Kurtit, akuzon Sami Lushtakun
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkenc...
-
Hetimet ndaj tij u shtynë 3 muaj, reagon Meta: Sot duhej të mbylleshin, ka zero fakte dhe prova
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK vendosi të shtyjë me...
-
ChatGPT jashtë funksionit
Shërbimi ChatGPT i OpenAI është aktualisht jashtë funksionit për disa përdoru...
-
KMDLNJ: Serbia ka shpeshtuar arrestimin e qytetarëve të Kosovës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reagua...
-
Muharremi për Qeverinë në detyrë: Qysh me i përshkru ata që me sadizëm ndëshkojnë ekonominë e vet?
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka thënë se qeveria në dety...
-
“Njëri mbante dorën në zemër”, publikohen për herë të parë pamjet nga vr*sja e Martin Canit
Janë publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori jetën M...
-
Cilat vende evropiane japin më shumë nënshtetësi
Eurostat gjithashtu llogarit shkallën e natyralizimit për secilin vend. Ai kr...
-
Kryeministri Kurti pritet me vezë në Skenderaj – eskorta e tij goditet gjatë vizitës për përurimin e një çerdheje
Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së Kryemin...
-
Jeton Mushkolaj i hyn garës për Deçanin, kandidat për kryetar nga LDK
Jeton Mushkolaj pritet të jetë kandidat për kryetar të komunës së Decanit nga...