Sport

Rafinha e sheh të ardhmen te Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 23 November 2018

Pavarësisht ofertave të shumta në drejtim të tij, Rafinha u jep fund zërave të merkatos. Mesfushori, i cili nuk po gjen hapësirat e duhura në formacionin e trajnerit Valverde te Barcelona, i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij.

25-vjeçari, i cili një sezon më parë luajti i huazuar tek Interi, nuk ka aspak ndërmend të largohet sërish nga “Camp Nou”. AI theksoi se është një lojtari i klubit katalan dhe se është plotësisht i fokusuar dhe i përqendruar te skuadra e tij.

Gjithashtu Rafinha, deklaroi se do të bëjë maksimumin për të fituar besimin e trajnerit për të qenë pjesë e formacionit titullar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera