Fokus

Qytetari me akuza të rënda për Halil Thaçin pasi i kërkuan ta votojë VV-në: Punësimet e tij në KEK janë skandali më i madh në 26 vitet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 12 January 2025

Një qytetar i Obiliqit ka dërguar në redaksinë e Gazetës Infokus, fotografi të bisedave ku aktivistë të Vetëvendosjes janë aktivizuar duke kërkuar vota për kandidatin për deputet nga ky qytet, Halil Thaçin.

Ata mburren me Thaçin duke treguar pa asnjë hezitim që ai ka ndikuar në punësimet masive familjare e partiake në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku së fundi u pranuan përmes një konkursi hiq më pak se 220 punëtorë e ku kartelat e punësimit si asnjëherë më parë i ndau vetë kryeministri, Albin Kurti.

Derisa në këto biseda ka reaguar ashpër njëri nga qytetarët duke thënë se Halil Thaçi ka bërë njërin ndër skandalet më të mëdha qysh nga paslufta me punësimet masive në KEK.

-Advertisement-

Në biseda qytetari i cili kërkon vota për Thaçin zbulon se si deputeti në fjalë i ka punësuar 460 familje të Obiliqit në KEK, derisa personi tjetër i reagon ashpër duke i thënë se “keq që më tregove se qesi deputet s’na vyn asgjë”.

Mirëpo personi tjetër vazhdon të insistojë duke thënë “Valla na qytetarët e Obiliqit jemi krenar me Halilin”.

Ndiqni më poshtë bisedat:

 

LEXO EDHE: Ndodh edhe kjo në KEK, Albin Kurti “punëson” një grua për një nga pozitat më të rënda fizike e ku rrezikohet edhe jeta

Kosova në izolim energjetik, koston prej 70 milionë euro pritet ta paguajnë qytetarët

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera