Lajme

Qytetarët tregojnë humanizmin e tyre të madh, Andit të vogël i sigurohen paratë për trajtim

Autori: Islam Morina 23:01 | 24 August 2022

Andi Berishës, i cili vuan nga sëmundja e kancerit në sy, tashmë i janë siguruar mjetet financiare për trajtim jashtë vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Humaniteti dhe solidarizimi qytetar, ka bërë që Andit të vogël t’i sigurohet shuma e nevojshme për trajtim jashtë vendit, në më pak se 24 orë.

Lajmin e ka bërë të ditur babi i tij Vedat Berisha, i cili ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan me para, por edhe të gjithë ata që luten për djalin e tij.

-Advertisement-

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos derdhin më para në xhirollogarinë e tij, ngase mjetet janë siguruar tashmë dhe ka njoftuar se Andi së shpejti do të niset për shërim në Turqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera