Qytetarët kërkuan që Klodian Çalamani të varet në mes të qytetit, por çfarë ndodhi në vitin 1992 në mes të Fierit?
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 18 November 2021
Dy ditë më parë Fieri dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga një ngjarje tejet e rëndë, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau barbarisht 8-vjeçarin Mateo Vasiu duke e goditur me sende të forta dhe e groposi në oborrin e shtëpisë së tij disa orë pasi e kishte marrë peng. Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë dhe një revoltë të gjerë qytetare. Shumë qytetarë kanë dalë sot në Fier për të protestuar dhe kanë nisur një peticion për mbledhjen e firmave që Çalamani të varet në mes të qytetit, njëlloj si në vitin 1992, kohë kur president i vendit ishte Sali Berisha.
Por çfarë ndodhi në vitin 1992 në Fier?
Dy vëllezër u dënuan me vdekje dhe u varën në mes të qytetit. Bëhet fjalë për Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit. Ata u shpallën fajtorë për një vrasje të rëndë që tronditi vendin në atë kohë, e njohur si “Masakra e Libofshës”. Krimi i shumëfishtë ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur dy vëllezërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto për të grabitur.
Për pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën (madje e torturuan për një orë). Në fund fare ata vranë edhe foshnjën 8-muajshe të familjes. Për shkak të përmasave të mëdha, ngjarja shokoi mbarë opinionin publik aso kohe. Pas gjyqit që gjati 24 ditë, dy vëllezërit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje: Varje në mes të qytetit. Vendimi u ekzekutua më 25 qershor 1992 dhe trupat e pajetë u lanë të varur deri të nesërmen në mbrëmje me qëllim që të shiheshin nga njerëzit që vinin nga qytete të tjera të vendit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...